Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e tij muzikor më 21 tetor në Studion e Parë të medias sonë. Dirigjenti Antoni Donçev, i cili më shumë se 10 vjet e udhëheq orkestrën, thotë se muzikantët kanë përgatitur programe interesante që do t'i prezantojnë para fansave të tyre në muajt në vijim.
Koncerti i parë i kushtohet 50 vjetorit të Georgi Kornazovit - trombonist, kompozitor dhe aranzhues që jeton në Francë. Do të interpretohet suita e tij “Reflektime”.
Georgi ka incizuar disa albume, ndër të cilat “Forcë”, “Vetëdije” – projekti u shndërrua në një suitë, që u interpretua me Big Bendin e BNR-së, etj. Publiku bullgar e njeh dhe projektin e tij “Hije të lehta”, që u prezantua në vitin 2018 bashkë me muzikantë elitarë bullgarë të xhazit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas disa ditësh nis turneu kombëtar i këngëtares Nina Nikolina , në të cilin interpretuesja e njohur do të prezantojë koncertin e saj të ri, shfaqje “JAZZ & TRADITIONS VOL.2”. Programi përfshin këngë që do të jenë pjesë e një albumi me të..
Pavarësisht ndryshimeve socio-politike në fund të viteve '90 të shekullit të XX, të cilat "ri dizajnuan" kalendarin zyrtar të festave të bullgarëve, Dita e Punës - 1 maji, festohet me solemnitetin e duhur. Dhe sot e kësaj dite shumë njerëz e..
Nga 29 prill deri më 2 maj Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare realizon turneun e pestë në Belgjikë. Nën shkopin e dirigjentes Venecia Karamanova dhe në shoqërim të pianos, koristët do të japin dy koncerte, në Gent dhe Bruksel. Ftesat për..
Orkestra e filarmonisë e Plevenit është sërish e ftuar në skenën e Sofjes, këtë herë me një koncert në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët e..