Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si u ndërtua Shtëpia e Operës dhe Baletit Kombëtar

7
Foto: operasofia.bg

Fillimi i viteve 1920 ishte një periudhë në të cilën shumë arkitektë dhe ndërtues bullgarë u kthyen në atdheun e tyre pasi kishin bërë studime jashtë vendit duke marrë në zemër idenë për shndërrimin e Sofjes së pasluftës në një qytet të vërtetë kulturor evropian. Një prej tyre është arkitekti i ri, 30-vjeçar Llazar Parashkevanov, i cili, me një diplomë në inxhinieri dhe arkitekturë nga Praga, u vendos në kryeqytet në vitin 1920.

Në atë kohë, Bullgaria drejtohej nga partia e Bashkimit Agrar Popullor Bullgar (BZNS) ndërsa në krye të qeverisë ishte shoku i tij i ngushtë Aleksandër Stambolijski. Një vit më vonë, Stambolijski i propozoi arkitektit Parashkevanov për të krijuar një projekt për një ndërtesë të re, e cila të strehojë selinë e agrarëve, por gjithashtu të ketë salla dhe ndërtesa të veçanta në të cilat të organizohen ngjarje kulturore, një ekspozitë të përhershme bujqësore, një muze historik dhe të tjerë. Mirëpo, grushti ushtarak në Bullgari dhe vrasja e Aleksandër Stambolijskit në verën e vitit 1923 e la idenë në nivelin e një projekti avangard.

20 vjet më vonë Parashkevanov rifilloi punën për realizimin e idesë dhe në pranverën e vitit 1947 filloi ndërtimi. 18 muaj pas fillimit, kur dy katet e para të ndërtesës tashmë ishin ngritur, autoritetet në Bullgari vendosën që vetëm një pjesë e vogël të mbetet për agrarët, dhe pjesa tjetër të jetë Opera Kombëtare. I mahnitur nga ndryshimi rrënjësor, arkitekti urdhëroi që gjithçka të shkatërrohet deri më tani dhe shpejt krijoi një projekt të ri të ndërtesës, përsëri mbresëlënës dhe novator:

"Projekti ka pësuar shumë ndryshime, - thotë urbanisti Zdravko Petrov. - Në vitet 20 të shekullit të kaluar godina ka pasqyruar arkitekturën moderne të kohës, ka shumë elemente të art décodhe të modernizmit të sapolindur. Ndërsa godina e sotme - rezultati i projektit të dytë - është me një pamje shumë më klasike. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vendin tonë kishte një interes ndaj arkitekturës staliniste, gjë që e shohim edhe në godinën e Operës. "

Lili Goleminova, mbesa e kompozitorit dhe dirigjentit të madh bullgar Akad. Marin Goleminov, ende i mban mend tregimet e dijetarit të njohur Llazar Parashkevanov, i cili ka qenë një mysafir i shpeshtë në shtëpinë e gjyshit të saj. Ajo kujton fjalët e tij se kur ndërton një operë, më e rëndësishmja është të njohësh akustikën, sepse sado e bukur ta bësh ndërtesën, nëse salla brenda nuk është e përshtatshme për shfaqje, nuk e ke kryer mirë punën.

"Ai vetë pranon se duhej të lexonte grumbuj vëllimesh të trasha për akustikën e sallës së operës në çekisht, gjermanisht dhe rusisht, për të përgatitur dhe trajnuar një ekip mjeshtërish për ndërtimin e godinës. Për më tepër, buxheti ishte jashtëzakonisht i madh në fillim, por gradualisht filluan të bëhen kursime dhe në një moment atij iu tha se nuk do të porositeshin materiale nga jashtë dhe ai duhej të përdorte atë që ishte në dispozicion në Bullgari. Parashkevanov filloi të njihej me materialet vendase. Dhe kështu krijoi diçka të jashtëzakonshme. Ekipi ndërkombëtar që erdhi për të kontrolluar akustikën e godinës së Operës, e ndërtuar në vitin 1953, e renditi atë ndër sallat me akustikën më të mirë në të gjithë Evropën.

Kjo konfirmohet edhe nga pianisti nga Opera Kombëtare Valentin Stamov:

"Kjo është një nga ndërtesat më unike në botë. Salla e madhe e brendshme është në formën e një instrumenti muzikor, si një kërmill. Muret dhe dyshemetë janë të dyfishta, në tavan ka një hapje si një vegël frymore. Tërë godina është ndërtuar në përputhje me të gjitha kërkesat dhe akustika në Operën e Sofjes në vitet e para pas ndërtimit të saj konsiderohet si një nga më të mirat në botë."

Autor: Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të BNR-Radio Sofja/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: operasofia.bg, BGNES, arkiv

Më shumë nga rubrika

Elena Nazarova tregon Parisin e vërtetë në qendër të Sofjes

Ajo është 23 vjeçe, nga Sofja, ka përfunduar Shkollën e Mesme Kombëtare të Arteve të Aplikuara “ShënLluka " dhe thotë , se gjatë gjithë jetës së saj është marrë me arte vizuale. Sot arti është gjuha, në të cilën flet për tema, të cilat shoqëria..

botuar më 22-01-19 12.56.MD

Mbushen 30 vjet nga vdekja e piktorit Dimitër Kazakov – Neron

Piktorët janë një racë e veçantë e qenieve njerëzore. Shumë prej tyre jetojnë sipas rregullave të veta, sepse dashuria për lirinë nuk i lejon të bien në kallëp dhe të bëjnë të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë gjithë jetën. Para 30 vitesh, në 1992,..

botuar më 22-01-16 9.05.PD

Figura prej dylli të Koljo Fiçeto dhe Petko Sllavejkovit mirëpresin dashamirët e historisë në qytetin Bjalla

A është e mundur që në fillim të vitit 2022 të gjendeni në shoqërinë e figurave historike si Princi Aleksandër Batenberg, revolucionari bullgar Panajot Vollov dhe mjeshtri i madh i ndërtimit Koljo Fiçeto? Përgjigja është pozitive.  Qendra..

botuar më 22-01-15 8.05.PD
Подкасти от БНР