Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi turistik është i shqetësuar për të panjohurën para stinës së dimrit

Malin Bistrin
Foto: arkiv

Pronarët e hoteleve alarmuan për anulime masive të rezervimeve pas vendisjes së masave të reja anti-epidemike. Ka edhe staf që largohet. Për shkak të nivelit të ulët të vaksinimeve, ka një rënie të interesit të turistëve të huaj për Bullgarinë si destinacion dimëror.

“Jemi të indinjuar nga mënyra se si rregulloret ndryshojnë nga sot në nesër dhe jemi shumë të shqetësuar për sezonin e ardhshëm të dimrit”, tha për BNR Malin Bistrin, nënkryetar i Shoqatës Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve. Ai tha se nevojitet një fushatë e mirë informuese për vaksinat. Për të ruajtur të gjithë ekonominë e vendit, industritë e tjera duhet gjithashtu të japin shembullin e vaksinimit të punonjësve të tyre, kërkoi Bistrin.