Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Foto-tregim

Në strofkën e diellit: Stranxha

Foto: Ivan Notev

Në mes të vjeshtës, kur rrezet e diellit janë më të dëshirueshme, ju ofrojmë një shëtitje në Bullgarinë Juglindore, ku, në shumicën e rasteve, dielli është veçanërisht bujar. Stranxha është një vend magjik që nderon lindjen e diellit për jetën e re që nga kohët e lashta trake e deri më tani.


Ky lloj lisi është gati 1000 vjeçar dhe mban mend shumë lindje dhe perëndime të diellit. Perimetri i lisit të lashtë pranë fshatit Zabernovo është mbi shtatë metra. Lisi u shpall pemë e mbrojtur në vitin 1948.

Ku tjetër i gjetëm gjurmët e diellit?

Pranë lisit ndodhet kisha e bukur "Shën Gjergji”. Ashtu si shumë të tjera në Stranxha, ajo u ndërtua pas një ëndrre. Një grua vendase ka parë në ëndërr një kalorës fitimtar. Kjo ka ndodhur në vitin 1911 kur Bozhka ka qenë e sëmurë, dhe një vit më vonë ajo dhe burri i saj Georgi kanë ndërtuar një kishë të vogël. Në vendin e ndërtimit ata vërtet kanë gjetur një pllakë të vjetër me një kalorës, por trak.


Ndër pemët shekullore dhe heshtjen pyjore ndodhet e vetmja kishë në vendin tonë e ndërtuar mbi një shpellë – “Trinia e Shenjtë”. Ajo është ndërtuar me gurë gëlqerorë të prerë në një shkëmb magmatik mbi shpellë, siç mund të lexoni në tabelën pranë hyrjes.Do të gjeni shumë ikona. Në një prej tyre është shkruar në arabisht: "O, Zot, bekoje këtë shtëpi". Merimangat e mëdha ngjyrë kafe të errët do t'ju drejtojnë në shpellë, ku pelegrinët kanë vendosur imazhe të shenjtorëve.


Në Stranxha ka dritë madje nën tokë. Aty dyert mund të duken të mbyllura fort, por të çojnë në hapësira magjike.

Në Stranxha jeta të shikon drejt në sy, dielli i frymëzon madje pemët që të përqafohen dhe shkëmbinjtë që të ngrijnë në një puthje.

Ai, jeta, vlon dhe mban erë në çdo cep - pavarësisht nëse jeni në natyrë apo në një nga fshatrat e Stranxhës.

Një nga më të njohurat padyshim është Brëshljan


Si shumë fshatra të tjera në rajon, edhe Brëshljan është pjesë e Parkut Natyror “Stranxha”. Që nga viti 1982 i gjithë fshati është një rezervat arkitekturor dhe historik, dhe duke ecur nëpër rrugicat e tij do të shihni shtëpi tipike për rajonin nga shekujt XVIII dhe XIX.


Përveç nxehtësisë së diellit, njerëzit në Stranxha gëzojnë edhe fuqinë jetësore të ujit.


Ka burime shëruese pothuajse kudo. Disa nga më mbresëlënëset janë pranë fshatit Mlladezhko. Shtigjet pyjore çojnë përgjatë ujërave të lumit me të njëjtin emër në dy shpella - ato janë të arritshme edhe për fëmijët, dhe bukuria e përjetimit është e garantuar.


E dimë se në shpellat Lejarnicite kanë banuar njerëz që në lashtësi.


Aty pranë janë Kalaja e Vogël dhe e ajo е Madhe, mbeturina të kështjellave të vjetra. Kalaja e Madhe është në fakt kalaja më e madhe e antikitetit të vonshëm në pjesën bullgare të Stranxhës. Shtigje të posaçme na çojnë drejt tyre.


Zhurma e ujit do t'ju çojë në ujëvarën Dokuzak shumë afër Mallko Tërnovos dhe fshatit Stoillovo.Njerëzve u pëlqen të pushojnë në vendin ku mblidhen ujërat e 9 burimeve karstike.Zona është e mbrojtur që nga viti 1991 për shkak të rritjes së lirë të çajit të njohur të Stranxhës.


Relativisht larg Dokuzakut, ujërat e verdha mistike pranë varrit të mundshëm të perëndeshës egjiptiane Bastet gjithashtu tërheqin shumë vizitues.Rrugës për në majën Goljamo Gradishte - më e larta në Stranxhën bullgare, do të gjeni të gjitha llojet e lodrave, amuletave dhe dhuratave, kryesisht me imazhin e maceve.


Fluturoni drejt diellit në krahët e Stranxhës, duke shpresuar që më shumë vise në vendin tonë të preken nga rrezet e juglindjes.


Autorë: Llora Tërkoleva dhe Ivan Notev

Foto: Llora Tërkoleva dhe Ivan Notev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Ekskursione me kauza ose si të mbështesim mbrojtjen e natyrës së egër në Bullgari

Turizmi i qëndrueshëm prej kohe nuk është një synim i paqartë në horizont. Në vendin tonë një sërë projektesh dhe nismash prej vitesh predikojnë të ashtuquajturin “udhëtim të ngadalshëm” me një gjurmë minimale karboni, miqësor me mjedisin dhe në..

botuar më 22-05-18 7.15.PD

Një kastor është filmuar në ujërat bullgare të lumit Danub

Peshkatarët filmuan një kastor në lumin Danub pranë fshatit Dollni Vadin, transmetoi Radio Vidin i BNR-së. Shfaqja e tij në pjesën bullgare të lumit është kurioze, sepse sipas biologëve, speciet janë zhdukur prej kohësh nga Bullgaria. Në vitin..

botuar më 22-05-17 10.21.PD
Irena Georgieva

Pritet një rritje e turizmit veror në Bullgari

Rritja deri në 30 për qind këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është e arritshme, parashikoi para BTA Zëvendësministrja e Turizmit, Irena Georgieva. Ajo e argumentoi optimizmin e moderuar për sezonin me rezervimet e mbi 10 500 fluturimeve për..

botuar më 22-04-28 11.39.PD