Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajoni i Stara Zagorës po bëhet një vend i preferuar për turizëm

Forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana
Foto: BNR

Në fund të verës numri i fjetjeve në vendet për një akomodim afatshkurtër në rajonin e Stara Zagorës janë rritur gati me 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë e tregojnë të dhënat e Byrosë Territoriale të statistikës - Juglindje, sipas të cilëve  gjatë muajit gusht 2021, në rrethin e Stara Zagorës  kanë punuar 62 vende për strehim me mbi 10 shtretër (hotele, motele, shtëpi pushimi e tjera).

Qendra rajonale e Stara Zagorës, e njohur akoma dhe si qyteti i pemëve të blirit dhe i rrugëve të drejta, ka shumë për t’u treguar miqve të vet. 

Mes kureshtjeve më të vizituara janë Forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana, ndërtimi aktual i të cilit ishte në kohën e Perandorit Mark Avrelij (161-180), parku “Badeçka” në të cilin rritet një rrap 500 vjeçar, Muzeu i Feve, i cili është i vendosur në godinën e vetme të shpëtuar dhe krejtësisht të ruajtur në Stara Zagora gjatë kohës së Luftës Çlirimtare Ruso-Turke - Eski Xhamia  e shumë të tjera. 

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva