Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajoni i Stara Zagorës po bëhet një vend i preferuar për turizëm

Forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana
Foto: BNR

Në fund të verës numri i fjetjeve në vendet për një akomodim afatshkurtër në rajonin e Stara Zagorës janë rritur gati me 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë e tregojnë të dhënat e Byrosë Territoriale të statistikës - Juglindje, sipas të cilëve  gjatë muajit gusht 2021, në rrethin e Stara Zagorës  kanë punuar 62 vende për strehim me mbi 10 shtretër (hotele, motele, shtëpi pushimi e tjera).

Qendra rajonale e Stara Zagorës, e njohur akoma dhe si qyteti i pemëve të blirit dhe i rrugëve të drejta, ka shumë për t’u treguar miqve të vet. 

Mes kureshtjeve më të vizituara janë Forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana, ndërtimi aktual i të cilit ishte në kohën e Perandorit Mark Avrelij (161-180), parku “Badeçka” në të cilin rritet një rrap 500 vjeçar, Muzeu i Feve, i cili është i vendosur në godinën e vetme të shpëtuar dhe krejtësisht të ruajtur në Stara Zagora gjatë kohës së Luftës Çlirimtare Ruso-Turke - Eski Xhamia  e shumë të tjera. 

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Biznesi insiston në zhvillimin e turizmit të kampingut

Ministri i Turizmit Hristo Prodanov në një takim me përfaqësuesit e turizmit alternativ dhe aventuror diskutoi idetë për zhvillimin e këtij lloji të produkteve turistike në Bullgari. Ministri Hristo Prodanov tha se ministria do t’i kushtojë..

botuar më 22-01-17 6.12.MD

Ballçik tërheq miq nga vendi dhe nga jashtë me një program të pasur kulturor

Një sërë ekspozitash, forumesh, festivalesh janë pjesë e veprimtarive që do të zhvillohen deri në fund të muajit gusht në Ballçik . Programi i pasur kulturor filloi që në ditët e para të janarit. Deri në fund të muajit mund të shikohet..

botuar më 22-01-15 10.25.PD

Pushimorja Pamporovo shënon Ditën Botërore të Borës

Me një festë bore më 15 dhe 16 janar, vendpushimi i skive Pamporovo në malin Rodopa shënon Ditën Botërore të Borës, njoftoi kompania që menaxhon resortin. Festivali i borës në natyrë, DJ set dhe lojëra argëtuese, lotari me çmime janë të..

botuar më 22-01-15 9.10.PD
Подкасти от БНР