Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas një heshtjeje të gjatë në fshatin Businci rrota e poçarit u rrotullua përsëri

Stefka Boneva

Dikur në fshat ka pasur mbi 300 rrota, por pak nga pak poçeria e cila është me rrënjë të thella në të kaluarën në këtë fshat fillon të vdesë. Përpara rreth 10 vjetëve dhe mjeshtri i fundit në fshat ikën nga kjo botë.

Businci tanimë nuk është vetëm një nocion gjeografik në hartën e Bullgarisë. Fshati i vogël, i humbur midis kodrave të bukura të rajonit historiko-gjeografik Znepole (në Bullgarinë Perëndimore), pret gjithnjë e më shumë njerëz, për shkak të mundësisë të njihen me një traditë të harruar, e cila përsëri gjallëron përpara syve të tyre.  Për këtë qëllim ata shkojnë në “Shtëpinë e Verdhë”, ku gjendet punëtoria e Stefka Bonevës. Këtu çdo një mund të ulet në rrotën e poçarit, që të ndiej ngrohtësinë e baltës dhe të mundohet me duart e veta të krijojë një krijim të vet. Por jo çfarëdo qoftë por, në bazë të rregullave të shkollës së fshatit Businci dhe nën këshillave drejtuese të një mjeshtri me përvojë.


Poçet e këtij fshati dallohen me ngjyrat e veta tokësore - e gjelbër, e verdhë e theksuar, e bardhë, e kuqe. Ato janë të paracaktuar për pothuajse çdo një pjesë nga ditët e përditshme-tuba, kazanë për raki, enë, shtambë, një lloj tepsish të rrumbullakëta.. Mbi to gjejmë kallinj gruri, diej ose spirale, kokë të dragonjve ose të kuçedrave e të tjera. “Kjo është shkolla jonë më e vjetër e qeramikës. Por, mjerisht kjo traditë është duke vdekur”- thotë Stefka Boneva, paraardhësit e së cilës janë nga ky fshat.

“Gjatë viteve të fundit fillova të kaloj më shumë kohë në fshat dhe po ve re sesi pak nga pak zvogëlohet, më në veçanti pasi vdiq dhe mjeshtri i fundit. Me fëmijët e mi kemi gjetur copëza nga poçe të vjetra, meqenëse këtu pothuajse çdo shtëpi ka pasur një rrotë dhe mjeshtër. Madje dhe në rrugë kemi gjetur copë prej enëve prej balte! Dalin ngjyra të shkëlqyera diellore dhe disa zbukurime, të cilat të pushtojnë. Kështu lindi dhe ideja të krijojmë dhe “Punëtorinë” tonë “Srëçkotillnica”- thotë Stefka.

Për këtë qëllim ajo blen një shtëpi të bukur të vjetër me një çati të shkatërruar, por me një oxhak të madh, meqenëse dikur ka qenë punëtori e një poçari vendas. Restaurimi bëhet për dy vjet! Ndërkohë Stefaka vazhdon në mënyrë të thelluar të studiojë shkollën e fshatit Businci, viziton muze të ndryshme, lexon letërsi, takohet me mjeshtër poçar nga i gjithë vendi. Shumë njerëz fillojnë ti dërgojnë poçe autentike nga ky fshat nga koleksionet e tyre. “Kam fatin e madh të punoj me njerëz, të cilët ashtu si mua, janë të ndezur pas idesë të kthejnë këtë zanat në haresë”- tregon Stefka. Dhe shton, se pak nga pak, bashkë me mendimtarët e saj, mundin të bashkojnë një enigmë të zbehur. Për këtë qëllim ata kërkojnë të gjitha llojet e mundshme të poçeve, i fotografojnë në detaje dhe punojnë dublikate të tyre me idenë ta transmetojnë këtë art brezave të ardhshëm. Dhe jo vetëm.


Në fshat ka Muze të Qeramikës së Busincit, i cili prezanton  poçe autentike të punuara përpara më shumë se 40 vjetëve. Pasi e viziton, njeriu mund të shkojë në punishten e Stefkës, që të bëjë aty vet një diçka prej balte ose të blejë një shtambë të bukur ose pjatë.

“Një pjesë nga shtëpia është e kthyer në dyqan dhe galeri. Aty janë ekspozuar gjëra të autorëve tanë. Që të gjitha enët bëhen në një rrotë me këmbë kështu siç janë punuar gjatë shekujve. Nuk përdorim kallëpe. Prandaj tek ne prodhimet janë në një numër të kufizuar”-sqaron Stefka.

Aktualisht oborri i “Shtëpisë së Verdhë” transformohet në një qendër arsimore për fëmijët nën moton “Në rrugën e baltës”. Në të vogëlushët do të njohin hollësitë e zanatit të lashtë të fshatit Businci dhe do të krijojnë të lirë sipas dëshirës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “Shtëpia e verdhë”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD