Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burgas bëhet pjesë e festivaleve kulinare "Kuzhina e Detit të Zi"

Foto: BNR Burgas

Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.

Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.

Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore „Mazallat“

Shikoni cilat janë shtëpitë më të mira malore bullgare për vitin 2023

Mbi 25 mijë bullgarë votuan në konkursin “Shtëpia malore e vitit – 2023”, i cili përfundoi pak ditë më parë. 70 shtëpi malore dhe strehimore, të vendosura në disa nga cepat më të bukur të maleve bullgare, konkurruan për çmimin prestigjioz. Ideja e..

botuar më 23-12-30 12.15.MD

Në Vitosha hapet stina e dimrit

Mot me diell dhe i qetë pritet sot në malin Vitosha, ku edhe zyrtarisht do të fillojë sezoni dimëror, njofton Vitosha Ski në ueb faqen e saj. Organizatorët premtojnë surpriza të këndshme për mysafirët e malit. Pistat "Vitoshko Llale 1",..

botuar më 23-12-26 9.57.PD

Kushte të mira për shëtitje në male, por ka rrezik orteku vende-vende

Në malet kushtet për turizëm janë të mira, tha për BTA Tervell Totev, nga Shërbimi i Shpëtimit Malor. Megjithatë, ai paralajmëroi se për shkak të ngrohjes së ardhshme, rreziku i ortekëve do të rritet. Për këtë është mirë që njerëzit të mos ecin në..

botuar më 23-12-25 11.21.PD