Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burgas bëhet pjesë e festivaleve kulinare "Kuzhina e Detit të Zi"

Foto: BNR Burgas

Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.

Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.

Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit.

Më shumë nga rubrika

Vezë të mëdha dekoruan pjesën qendrore të Plovdivit

Histori të bukura të Pashkëve shkëlqejnë mbi vezë të mëdha, të cilat këtë vit dekoruan zonën e gjelbëruar para Bashkisë së Plovdivit. Me shumë talent dhe frymëzim, modelet me përmasa nga 70 cm deri në 1.20 m janë pikturuar nga maturantët e Shkollës..

botuar më 22-04-21 10.47.PD

Pritet një sezon më i mirë turistik veror

Mbi 1.5 milionë të huaj më shumë pritet të vizitojnë Bullgarinë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, tha për BNR Rumen Draganov nga Instituti për Analiza dhe Vlerësim në Turizëm. "Ka rreth 100% plus" të udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit. Ai..

botuar më 22-04-14 11.18.PD

Ishulli Shën Anastasija dhe Çengene Skele hapin sezonin në prag të Pashkëve

Shëtitjet detare deri në ishullin e bukur Shën Anastasija dhe deri në Kompleksin Kulturor Historik Çengene Skele në afërsi të qytetit Burgas do të organizohen prapë ditët në vijim, njofton Bgtourism.bg. Ishulli, i cili do të mirëpresë turistët e..

botuar më 22-04-14 7.15.PD