Në Bruksel, Presidenti Rumen Radev, i cili po merr pjesë në një takim dy ditor të Këshillit Evropian, diskutoi me kancelaren gjermane Angela Merkel veton bullgare mbi anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore. Sipas tij, Merkel ka pranuar si kauzë personale që Bullgaria t'i hapë dyert e integrimit evropian këtë vit, njoftoi BTA.
Gjatë debatit për migracionin, Radev ngriti çështjen e planeve operative për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht kufijtë tokësorë. Ai tha se BE duhet të ketë një plan veprimi në rast të presioneve të mprehta migratore.
Presidenti bullgar komentoi edhe prishjen e marrëdhënieve NATO-Rusi, duke rekomanduar vazhdimin e dialogut me Rusinë. “Nëse e shikojmë situatën në Ballkan në shkallë globale, duhet të konstatojmë se nuk mund të vazhdojmë pa dialog”, tha Kreu i Shtetit.
Propozimi i Presidentit Rumen Radev për anulimin ose të paktën për uljen e çmimit të kuotave të karbonit dhënë liderëve evropianë në lidhje me zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë u refuzua, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.
Numri i autobusëve që dalin nga vendi ynë përmes pikës kufitare Durankullak me shtetas ukrainas në 24 orët e fundit është tre herë më shumë se numri..
Arabia Saudite është një nga partnerët më të rëndësishëm të Bullgarisë në Lindjen e Mesme, tha Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska pas..
Rregullatorët bullgarë dhe grekë të energjisë certifikuan ndërlidhjen e gazit të kompanisë IGB. Shfrytëzimi komercial i interkonjektorit do të fillojë..