Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkoi një plan operativ në rast presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së

| rinovuar më 21-10-22 7.59.MD
Rumen Radev dhe Angela Merkel
Foto: Facebook / Rumen Radev

Në Bruksel, Presidenti Rumen Radev, i cili po merr pjesë në një takim dy ditor të Këshillit Evropian, diskutoi me kancelaren gjermane Angela Merkel veton bullgare mbi anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore. Sipas tij, Merkel ka pranuar si kauzë personale që Bullgaria t'i hapë dyert e integrimit evropian këtë vit, njoftoi BTA.

Gjatë debatit për migracionin, Radev ngriti çështjen e planeve operative për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht kufijtë tokësorë. Ai tha se BE duhet të ketë një plan veprimi në rast të presioneve të mprehta migratore.

Presidenti bullgar komentoi edhe prishjen e marrëdhënieve NATO-Rusi, duke rekomanduar vazhdimin e dialogut me Rusinë. “Nëse e shikojmë situatën në Ballkan në shkallë globale, duhet të konstatojmë se nuk mund të vazhdojmë pa dialog”, tha Kreu i Shtetit.

Propozimi i Presidentit Rumen Radev për anulimin ose të paktën për uljen e çmimit të kuotave të karbonit dhënë liderëve evropianë në lidhje me zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë u refuzua, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.



Më shumë nga rubrika

ITN propozon ndryshime legjislative në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara

“Ka një popull të tillë” paraqiti një projekt për ndryshime në Ligjin e Ndihmës Personale. Sipas deputetit Stanisllav Ballabanov qëllimi është të përmirësohet mekanizmi i dhënies së ndihmës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të..

botuar më 22-01-19 1.53.MD

Kryeministri e përshëndeti fjalimin e Rumen Radevit në Kuvendin Popullor

“Mafia nuk duhet të ketë kontroll mbi shtetin, inovacionet duhet të jenë në fokus, ne duhet të kemi një pozitë udhëheqëse në arenën ndërkombëtare, duhet të jemi një partner i parashikueshëm - të gjithë duhet të biem dakord për gjërat që tha presidenti.”..

botuar më 22-01-19 12.25.MD
Rumen Radev dhe Ilijana Jotova

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor për mandatin e dytë si President dhe Nënpresident

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “..

botuar më 22-01-19 11.11.PD
Подкасти от БНР