Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dialogu për historinë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sërish dështoi

Angell Dimitrov
Foto: BGNES

Takimi i 15 -të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore përfundoi pa rezultate. Këtë e ka bërë të ditur bashkëkryetari i saj nga pala bullgare Angell Dimitrov.

“Kolegët tanë thjesht nuk mund të pranojnë idenë e një historie të përbashkët, të asaj që është parashikuar në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë... Ata në fakt refuzojnë të japin propozime për festime të përbashkëta të figurave të shquara historike, të rëndësishme edhe për të dyja vendet” – tha Dimitrov.

Sipas fjalëve të tij, puna mbi leximin e njësuar të historisë nuk mund të kapërcejë epokën e Mesjetës.

Takimi i radhës i Komisionit të Përbashkët është në dhjetor.


Подкасти от БНР