Takimi i 15 -të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore përfundoi pa rezultate. Këtë e ka bërë të ditur bashkëkryetari i saj nga pala bullgare Angell Dimitrov.
“Kolegët tanë thjesht nuk mund të pranojnë idenë e një historie të përbashkët, të asaj që është parashikuar në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë... Ata në fakt refuzojnë të japin propozime për festime të përbashkëta të figurave të shquara historike, të rëndësishme edhe për të dyja vendet” – tha Dimitrov.
Sipas fjalëve të tij, puna mbi leximin e njësuar të historisë nuk mund të kapërcejë epokën e Mesjetës.
Takimi i radhës i Komisionit të Përbashkët është në dhjetor.
Lipsanat e shenjta të vëllezërve të Selanikut Metodij dhe Kirill u pritën solemnisht në Katedralen “Shën e Diela” në Sofje. Lipsanet..
Kryeministri Kirill Petkov u përkul para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën Romake “Shën Klemente”. “Neve na takon të vazhdojmë traditën e..
Jorge Milton Kapitanich, guvernator i provincës argjentinase të Çakos, mbërriti në Sofje për një vizitë pune. Qëllimi i vizitës së tij është të..