Takimi i 15 -të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore përfundoi pa rezultate. Këtë e ka bërë të ditur bashkëkryetari i saj nga pala bullgare Angell Dimitrov.
“Kolegët tanë thjesht nuk mund të pranojnë idenë e një historie të përbashkët, të asaj që është parashikuar në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë... Ata në fakt refuzojnë të japin propozime për festime të përbashkëta të figurave të shquara historike, të rëndësishme edhe për të dyja vendet” – tha Dimitrov.
Sipas fjalëve të tij, puna mbi leximin e njësuar të historisë nuk mund të kapërcejë epokën e Mesjetës.
Takimi i radhës i Komisionit të Përbashkët është në dhjetor.
“Më 24 maj të gjithë jemi vetëm bullgarë”, tha presidenti Rumen Radev në përshëndetjen me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij,..
Bullgarët në Bosilegradin të Serbisë po kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së..
Komisioni Evropian përsëriti thirrjen e tij ndaj Këshillit të Bashkimit Evropian që të vendosë për pranimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në..