Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dialogu për historinë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sërish dështoi

Angell Dimitrov
Foto: BGNES

Takimi i 15 -të i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore përfundoi pa rezultate. Këtë e ka bërë të ditur bashkëkryetari i saj nga pala bullgare Angell Dimitrov.

“Kolegët tanë thjesht nuk mund të pranojnë idenë e një historie të përbashkët, të asaj që është parashikuar në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë... Ata në fakt refuzojnë të japin propozime për festime të përbashkëta të figurave të shquara historike, të rëndësishme edhe për të dyja vendet” – tha Dimitrov.

Sipas fjalëve të tij, puna mbi leximin e njësuar të historisë nuk mund të kapërcejë epokën e Mesjetës.

Takimi i radhës i Komisionit të Përbashkët është në dhjetor.


Më shumë nga rubrika

Hristo Ivanov

Propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për ndryshimet në Kushtetutë

Koalicioni qeverisës po propozon krijimin e një komisioni të përkohshëm parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas deputetit të “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë para zgjedhjes së Këshillit..

botuar më 22-01-28 7.16.MD

Lokalet në Sofje po bojkotojnë masat kundër epidemisë

Inspektimet e përbashkëta të 5 institucione ditën e parë (27.01) të vendosjes së orarit të mbrëmjes dhe kapacitetit të kufizuar të punës konstatuan që lokalet refuzojnë masivisht t’i zbatojnë masat. Pavarësisht akteve për shkelje të rendit, me..

botuar më 22-01-28 6.45.MD

Do të rifillojë së punuari linja e tragetit Ruse-Gjurgevo

Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev u takua me Ministrin rumun të Transportit dhe Infrastrukturës Sorin Grindianu si pjesë e një nisme për të lehtësuar trafikun midis dy vendeve. Në takim, të dy ministrat ranë dakord për rifillimin e linjës së..

botuar më 22-01-28 5.47.MD
Подкасти от БНР