Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Kombëtare Bullgare po u ofron investitorëve 250 milionë euro borxh të ri

Godina e Bankës Kombëtare Bullgare
Foto: Ani Petrova

Banka Kombëtare Bullgare /BNB/ ofron për blerje 250 milionë euro borxh të ri të shtetit. Nëse shiten të gjitha obligacionet 10-vjeçare, borxhi i ri nga fillimi i vitit 2021 do të arrijë 1.15 miliardë euro. BNB pret që norma e interesit për detyrimet të jetë zero, por edhe investitorët e tregut po tregojnë qëndrime për kthime më të larta.

Buxheti i shtetit lejon që vendi të marrë deri në 2.25 miliardë euro borxh të ri për vitin. Ky kufi nuk u ndryshua kur buxheti u përditësua. Qeveria e përkohshme po merr borxh për të mbuluar deficitin e pritshëm buxhetor dhe për të siguruar fonde për maturimin e ardhshëm në mars 2022 të një emetimi të borxhit të jashtëm prej 1.25 miliardë eurosh.

Më shumë nga rubrika

Kriptovalutat – bileta e shtrenjtë për lirinë nga rregullimi financiar

A ëndërroni të keni një pasuri solide, por të jeni të pavarur nga institucionet financiare bankare dhe jo bankare? Nëse e njihni mjaft mirë tregun e kriptovalutave, ky është një objektiv plotësisht i arritshëm. Tregtia me ta kryhet tërësisht..

botuar më 22-01-10 7.15.PD

Deficit buxhetor mbi 2 miliard euro vetëm për një muaj

Sipas Marrëveshjes së Maastrihtit deficiti buxhetor i shtetit nuk duhet të tejkalojë 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto (PBB), ndërsa shuma totale e borxhit shtetëror nuk duhet të kalojë 60 për qind nga PBB. Deri më tani këto..

botuar më 22-01-07 7.15.PD
Asen Vasilev

Asen Vasilev: Është e domosdoshme një skemë e balancuar në ndihmë të biznesit për koston e lartë të energjisë elektrike

Skema për mbështetjen e biznesit për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike duhet të jetë e balancuar, tha zëvendëskryeministri Asen Vasilev në mbledhjen e komisioneve parlamentare për financat dhe për energjetikën. Sipas tij, nuk është..

botuar më 22-01-06 6.31.MD
Подкасти от БНР