Banka Kombëtare Bullgare /BNB/ ofron për blerje 250 milionë euro borxh të ri të shtetit. Nëse shiten të gjitha obligacionet 10-vjeçare, borxhi i ri nga fillimi i vitit 2021 do të arrijë 1.15 miliardë euro. BNB pret që norma e interesit për detyrimet të jetë zero, por edhe investitorët e tregut po tregojnë qëndrime për kthime më të larta.
Buxheti i shtetit lejon që vendi të marrë deri në 2.25 miliardë euro borxh të ri për vitin. Ky kufi nuk u ndryshua kur buxheti u përditësua. Qeveria e përkohshme po merr borxh për të mbuluar deficitin e pritshëm buxhetor dhe për të siguruar fonde për maturimin e ardhshëm në mars 2022 të një emetimi të borxhit të jashtëm prej 1.25 miliardë eurosh.Një sondazh i Klubit Automobilistik të Gjermanisë “Automobilclub von Deutschland”, i cili është një nga më të mëdhenjtë në vend, tregon se çmimet aktuale të karburanteve në Bullgari janë ndër më të lartat në Evropë për sa i përket standardit të..
Vendi ynë do të jetë i pavarur nga furnizimet me gaz nga Rusia, tha për BNT nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë Ivajllo Mirçev. I vetmi problem që ende e ndal nënshkrimin e kontratës për furnizime alternative është çmimi i lëndëve të..
Rritja vjetore e inflacionit u përshpejtua në mars për të 13-tin muaj radhazi dhe arriti 12.4 për qind në krahasim me shkurtin kur ishte 10 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli më i lart i..
4,9% është papunësia në Bullgari, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Ka një rënie prej 1.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021...