Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Dhimitër – mbrojtës dhe mrekullibërës

Foto: nessebarinfo.com

Në traditën bullgare Dita e Shën Dhimitrit është ndër festat më të respektuara dhe të dashura. Ortodoksia lindore kremton kujtimin e Shën Dhimitrit Mirovliti më 26 tetor. Në kalendarin popullor kjo ditë lidhet me kthesën e sezonit. Besohet se nga kjo ditë fillon dimri.

Nëpërfytyrimet folklorike Shën Dhimitër është vëlla – binjak i Shën Gjergjit. Të dy ata janë shenjtor kalorës, të dy ata kanë lidhje me punën bujqësore. Ditën e Shën Gjergjit, që bie më 6 maj, në mënyrë rituale fillon puna fushore, atëherë pronarët e tokës dhe kopeve pajtohen me punëtorët, blegtorët dhe barinjtë, ndërsa Ditën e Shën Dhimitrit paguajnë me to dhe i lirojnë.

Siç dihet nga jetëshkrimi, Shën Dhimitri lindi në shekullin e III në qytetin Selanik, në një familje të krishterësh, që fshehën besimin e tyre sepse në atë kohë ndjekësit e Krishtit u persekutuan mizorisht. Dhimitër ishte i dhuruar me dhuni të jashtëzakonshme dhe bukuri fizike. Pas vdekjes së të atit, ai u bë kryetar bashkie, pranoi besimin e Krishtit dhe predikonte krishterimin në mesin e banorëve të Selanikut. Ai vdiq dëshmor për besimin e tij. Trupi i tij u varros në vendin e martirizimit. Mbi varrin e tij në Selanik u ngrit një kishë e vogël, në vendin e së cilës sot ndodhet një bazilikë në të cilën ruhen lipsanet e shenjtorit. Nga varri i Shën Dhimitrit  dilte erë miro dhe për këtë u quajt Shën Dhimitër Mirovliti. Shumë të krishterë dëshmojnë për mrekullitë që u ndodhën pas një vizite në tempull ose një lutje të sinqertë përpara ikonës së Shën Dhimitrit.

Në përfytyrimet folklorike bullgare Shën Dhimitër është mbrojtës i familjes, u ndihmon njerëzve që nga lindja deri në vdekje.

Tek ne Dita e Shën Dhimitrit që prej kohe është një festë e madhe. Në të kaluarën e gjithë familja mblidhej dhe të gjithë kurbetçinj, punëtorët fushorë, shërbëtorët deshën që të ishin në shtëpi për festën. Shpesh fshatra të tëra zgjodhën Shën Dhimitër si mbrojtës.

Respekti i madh ndaj shenjtorit tregohet në një sërë këngësh popullore. Prej tyre për ditën e sotme festive zgjodhëm “Shën Dhimitri tri kisha po ndërton” në interpretim të duetit Daniell Spasov dhe Milen Dimitrov. Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre “Misteri i ritit”.

Kënga tregon si Mrekullibërësi po ndërton tri kisha – në njërën do të pagëzojë, në të dytën do të martojë, në të tretën do të falë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Stefka Boneva

Pas një heshtjeje të gjatë në fshatin Businci rrota e poçarit u rrotullua përsëri

Dikur në fshat ka pasur mbi 300 rrota, por pak nga pak poçeria e cila është me rrënjë të thella në të kaluarën në këtë fshat fillon të vdesë. Përpara rreth 10 vjetëve dhe mjeshtri i fundit në fshat ikën nga kjo botë. Businci tanimë nuk..

botuar më 21-10-25 7.15.PD

Një konkurs ndërkombëtar po kërkon motive të ruajtura të qëndisura bullgare

Vatra e Kulturës “Shkëndijat Bullgare 2016” në qytetin Dobriç organizon një konkurs ndërkombëtar për një origjinal autentik ose të rikrijuar të një motivi të qëndisjes. Deri më 15 dhjetor 2021 pjesëmarrësit duhet të paraqesin   një model i cili..

botuar më 21-10-19 7.15.PD

Folklori bullgar në Sevilla

Një koncert i grupeve folklorike bullgare dhe i solistëve është i përfshirë në programin shoqërues të  Festivalit të Kombeve (Festival de las Naciones) në Sevilla të Spanjës. Në vazhdim të pak më shumë se dy muajve (25.09-01.11) festivali paraqet..

botuar më 21-10-17 11.15.PD
Подкасти от БНР