5863 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. 11.3 për qind e 51 688 testeve të kryera rezultuan pozitive. 86.58 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri më i madh i vdekjeve në valën e katërt të epidemisë u raportua - 243 persona me Covid të konfirmuar. 96 për qind e tyre nuk ishin të vaksinuar. Bullgaria renditet e pesta në botë për nga vdekshmëria nga koronavirusi, sipas statistikave të Worldometer.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 82 910. Të sapopranuarit në spitale janë 1379. 90.72 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. 7128 pacientë janë të hospitalizuar. 608 persona janë në terapi intensive. Të shëruarit janë 2022.
Të hënën u dhanë 15 166 vaksina. 1 448 683 persona tashmë kanë përfunduar imunizimin.
“Më 24 maj të gjithë jemi vetëm bullgarë”, tha presidenti Rumen Radev në përshëndetjen me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij,..
Në ditët e fundit të muajit maj pritet të ndodhë zhvendosja më e madhe masive e refugjatëve ukrainas në Bullgari – rreth 35 mijë persona. Këtë e tha..
Në një deklaratë të përbashkët, Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e cilësuan pezullimin e furnizimit me gaz nga Rusia në Bullgari dhe Poloni..