Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prania e antitrupave nuk mjafton për të lëshuar një certifikatë

Foto: BGNES

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rezultatet e një testi për antitrupa ndaj Covid-19 nuk janë të mjaftueshme për të lëshuar një certifikatë sëmundjeje. Në njoftim theksohet qëndrimi i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve se testi pozitiv i antitrupave nuk mund të përjashtojë praninë e një infeksioni të vazhdueshëm në organizëm dhe nuk jep informacion për kohën e infektimit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë vjen në sfondin e thirrjeve të përfaqësuesve të industrisë së restoranteve dhe turizmit se prania e antitrupave është kusht i mjaftueshëm për lëshimin e një certifikate të gjelbër.


Подкасти от БНР