Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prania e antitrupave nuk mjafton për të lëshuar një certifikatë

Foto: BGNES

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rezultatet e një testi për antitrupa ndaj Covid-19 nuk janë të mjaftueshme për të lëshuar një certifikatë sëmundjeje. Në njoftim theksohet qëndrimi i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve se testi pozitiv i antitrupave nuk mund të përjashtojë praninë e një infeksioni të vazhdueshëm në organizëm dhe nuk jep informacion për kohën e infektimit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë vjen në sfondin e thirrjeve të përfaqësuesve të industrisë së restoranteve dhe turizmit se prania e antitrupave është kusht i mjaftueshëm për lëshimin e një certifikate të gjelbër.


Më shumë nga rubrika

Rritje e lartë e PBB-së dhe deficit i lartë përcaktohen në buxhetin e vitit 2022

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasillev prezantoi projektbuxhetin për vitin 2022, të cilin do ta paraqesë në Parlament. Ai e quajti atë një buxhet të rritjes ekonomike, që nuk jep para me kapele e në thasë, por investon në..

botuar më 22-01-21 2.05.MD
Sergej Llavrov

Rusia dëshiron kthimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 1997

Propozimet e Rusisë për garancitë e sigurisë përfshijnë tërheqjen e forcave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, cituar nga “RIA Novosti”. “Një nga shtyllat e nismave tona është formuluar qëllimisht shumë..

botuar më 22-01-21 11.54.PD
Aeroplan “Eurofighter”

Aeroplanë spanjollë “Eurofighter” do të mbrojnë hapësirën ajrore bullgare

Bullgaria po punon për tre skenarë të mundshëm në rast konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev për Nova News TV.“Për momentin, nëse dhe çfarë vendimi pritet, do të jetë e qartë në javët e ardhshme. Një takim i..

botuar më 22-01-21 9.50.PD
Подкасти от БНР