Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prania e antitrupave nuk mjafton për të lëshuar një certifikatë

Foto: BGNES

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rezultatet e një testi për antitrupa ndaj Covid-19 nuk janë të mjaftueshme për të lëshuar një certifikatë sëmundjeje. Në njoftim theksohet qëndrimi i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve se testi pozitiv i antitrupave nuk mund të përjashtojë praninë e një infeksioni të vazhdueshëm në organizëm dhe nuk jep informacion për kohën e infektimit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë vjen në sfondin e thirrjeve të përfaqësuesve të industrisë së restoranteve dhe turizmit se prania e antitrupave është kusht i mjaftueshëm për lëshimin e një certifikate të gjelbër.


Më shumë nga rubrika

Jo 6, por 5 do të jenë zonat për nga zënia e shtretërve të terapisë intensive

Bullgaria do të ndahet në 5 zona, jo në 6, siç parashikohej fillimisht në Planin e ri Operativ Kombëtar për trajtimin e pandemisë Covid-19. Në secilën prej zonave do të ketë krahina të mëdha me spitale universitare dhe nuk do të ketë shterim të..

botuar më 22-01-20 4.56.MD

Kornelija Ninova: Do të luftojmë për një kredi 10 leva që njerëzit të mos rikthejnë 500 leva

Ministria e Ekonomisë do të mbajë një regjistër publik të shoqërive të mbledhjes së borxheve, ndërsa shoqërive arkëtuese do t’u ndalohet shantazhimi i debitorëve. Këtë e parashikon një projektligj i ri që duhet t’i mbrojë konsumatorët nga..

botuar më 22-01-20 4.33.MD
Presidenti Radev

Maqedonia Veriore duhet të plotësojë të gjitha kushtet për anëtarësim në BE

Ka shumë sinjale pozitive nga vizita e Kryeministrit Kirill Petkov në Shkup , tha Presidenti Rumen Radev. Kreu i Shtetit i quajti të pabazë pohimet se pasi Bullgaria insiston për njohjen e pakicës bullgare në Maqedoninë Veriore, Shkupi mund të..

botuar më 22-01-20 1.57.MD
Подкасти от БНР