Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtetet e Bashkuara mund të heqin vizat jo-emigruese për bullgarët

Foto: EPA/BGNES

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përfshirjen e Bullgarisë në një program i cili lejon që qytetarët ta vizitojnë vendin dhe të qëndrojnë atje deri në 90 ditë. Kjo u bë e qartë nga një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Përveç Bullgarisë, vendimi do të merret edhe për 3 shtete të tjera – Izraelin, Qipron dhe Rumaninë. Për të hyrë në program, shteti duhet të plotësojë disa kërkesa për antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve. Për më tepër, përqindja e kërkesave për viza jo-emigruese të refuzuara duhet të jetë gjithmonë nën 3%. Aktualisht, 40 vende janë në listën e Uashingtonit për udhëtime pa viza dhe qëndrime deri në tre muaj.
Подкасти от БНР