Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtetet e Bashkuara mund të heqin vizat jo-emigruese për bullgarët

Foto: EPA/BGNES

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përfshirjen e Bullgarisë në një program i cili lejon që qytetarët ta vizitojnë vendin dhe të qëndrojnë atje deri në 90 ditë. Kjo u bë e qartë nga një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Përveç Bullgarisë, vendimi do të merret edhe për 3 shtete të tjera – Izraelin, Qipron dhe Rumaninë. Për të hyrë në program, shteti duhet të plotësojë disa kërkesa për antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve. Për më tepër, përqindja e kërkesave për viza jo-emigruese të refuzuara duhet të jetë gjithmonë nën 3%. Aktualisht, 40 vende janë në listën e Uashingtonit për udhëtime pa viza dhe qëndrime deri në tre muaj.

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimi i testeve PCR në Greqi u bë çështje politike Opozita në Greqi kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe akuzoi qeverinë, se nuk ka asnjë strategji për t’u marrë me Covid-19. Shkak u bë ulja e çmimit për testet PCR në laboratorët privatë të..

botuar më 22-01-07 4.28.MD
Marin Rajkov

Sipas diplomatëve, Maqedonia e Veriut është tashmë një çështje evropiane

Korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut duhet të përfshijë garanci se Marrëveshja e vitit 2017 me Bullgarinë do të zbatohet, tha në një intervistë për BGNES, ambasadori bullgar në Britaninë e Madhe, Marin Rajkov. Kjo vlen edhe për pasqyrimin e..

botuar më 22-01-05 9.29.PD

Presidenti Rumen Radev: Duhet të kemi ambicie të larta, të ëndërrojmë më me guxim dhe të dëshirojmë më shumë

Në fjalimin e tij tradicional të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Kreu i Shtetit Rumen Radev falënderoi të gjithë ata që në vitin 2021 “me fjalë të ndershme dhe guxim” mbrojtën të vërtetën dhe luftuan për drejtësi. Ai kujtoi se për Bullgarinë..

botuar më 22-01-01 12.05.PD
Подкасти от БНР