Dekreti i 10 majit i Presidentit Rumen Radev për emërimin e Kirill Petkovit si ministër i ekonomisë në qeverinë e parë të përkohshme të Stefan Janevit është jokushtetues. Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë, vendosi Gjykata Kushtetuese. Vendimi që Petkov ka pasur në atë kohë, përveç shtetësisë bullgare dhe asaj kanadeze, u miratua me 11 vota. Georgi Angellov e ka nënshkruar vendimin me mendim të veçantë për lejueshmërinë e padisë së deputetëve nga Legjislatura e 46-të të Kuvendit Popullor.
“Vendimet e gjykatës, përfshirë të Gjykatës Kushtetuese, nuk komentohen, por zbatohen. Presidenti nuk ka as autoritet dhe as detyrim për të verifikuar vërtetësinë e asaj që është deklaruar nga kandidatët për ministra në detyrë”, thuhet në deklaratën e Presidencës lidhur me vendimin e gjykatës. Theksohet se “një deklaratë e tillë për shtetësinë në shekullin XXI dhe në kushtet e anëtarësimit të Bullgarisë në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare është anakronizëm. Në veçanti, dënon qindra mijëra bashkatdhetarë tanë jashtë vendit të kufizojnë të drejtat e tyre politike.”
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..