Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov është bërë ministër në kundërshtim me Kushtetutën

| rinovuar më 21-10-27 3.04.MD
Kirill Petkov
Foto: BGNES

Dekreti i 10 majit i Presidentit Rumen Radev për emërimin e Kirill Petkovit si ministër i ekonomisë në qeverinë e parë të përkohshme të Stefan Janevit është jokushtetues. Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë, vendosi Gjykata Kushtetuese. Vendimi që Petkov ka pasur në atë kohë, përveç shtetësisë bullgare dhe asaj kanadeze, u miratua me 11 vota. Georgi Angellov e ka nënshkruar vendimin me mendim të veçantë për lejueshmërinë e padisë së deputetëve nga Legjislatura e 46-të të Kuvendit Popullor.

Dekreti i shpallur antikushtetues ka fuqi prapavepruese, që do të thotë se Petkov nuk ka qenë ministër dhe aktet e nxjerra prej tij mund të kundërshtohen në gjykatë.

“Vendimet e gjykatës, përfshirë të Gjykatës Kushtetuese, nuk komentohen, por zbatohen. Presidenti nuk ka as autoritet dhe as detyrim për të verifikuar vërtetësinë e asaj që është deklaruar nga kandidatët për ministra në detyrë”, thuhet në deklaratën e Presidencës lidhur me vendimin e gjykatës. Theksohet se “një deklaratë e tillë për shtetësinë në shekullin XXI dhe në kushtet e anëtarësimit të Bullgarisë në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare është anakronizëm. Në veçanti, dënon qindra mijëra bashkatdhetarë tanë jashtë vendit të kufizojnë të drejtat e tyre politike.”


Më shumë nga rubrika

Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me diplomatët tanë në Ukrainë

"Bullgarët në Ukrainë janë të rëndësishëm për ne," tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një konferencë në Ministrinë e Jashtme, ku prezantoi temat aktuale në agjendën ndërkombëtare. Sipas Gençovskës, Ministria e Punëve të Jashtme është në..

botuar më 22-01-27 5.14.MD
Ministrja Teodora Gençovska

Ka rifilluar dialogu midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministritë e Jashtme të dy vendeve, si koordinatorë të procesit të afrimit dhe rifillimit të dialogut ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kanë zgjeruar hapësirën e diskutimeve. Në një konferencë në Ministrinë e Punëve të..

botuar më 22-01-27 3.40.MD
Kirill Petkov

Një gjyqtar do të kontrollojë Prokurorin e Përgjithshëm

Nuk ka asnjë mënyrë për të mashtruar institucionet evropiane, tha Kryeministri Kirill Petkov pasi u dëgjua në Grupin LIBE për Monitorimin e Demokracisë në Parlamentin Evropian. Është e qartë për të gjithë se prokuroria nuk po funksionon mirë, tha..

botuar më 22-01-27 3.26.MD
Подкасти от БНР