Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov është bërë ministër në kundërshtim me Kushtetutën

| rinovuar më 21-10-27 3.04.MD
Kirill Petkov
Foto: BGNES

Dekreti i 10 majit i Presidentit Rumen Radev për emërimin e Kirill Petkovit si ministër i ekonomisë në qeverinë e parë të përkohshme të Stefan Janevit është jokushtetues. Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë, vendosi Gjykata Kushtetuese. Vendimi që Petkov ka pasur në atë kohë, përveç shtetësisë bullgare dhe asaj kanadeze, u miratua me 11 vota. Georgi Angellov e ka nënshkruar vendimin me mendim të veçantë për lejueshmërinë e padisë së deputetëve nga Legjislatura e 46-të të Kuvendit Popullor.

Dekreti i shpallur antikushtetues ka fuqi prapavepruese, që do të thotë se Petkov nuk ka qenë ministër dhe aktet e nxjerra prej tij mund të kundërshtohen në gjykatë.

“Vendimet e gjykatës, përfshirë të Gjykatës Kushtetuese, nuk komentohen, por zbatohen. Presidenti nuk ka as autoritet dhe as detyrim për të verifikuar vërtetësinë e asaj që është deklaruar nga kandidatët për ministra në detyrë”, thuhet në deklaratën e Presidencës lidhur me vendimin e gjykatës. Theksohet se “një deklaratë e tillë për shtetësinë në shekullin XXI dhe në kushtet e anëtarësimit të Bullgarisë në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare është anakronizëm. Në veçanti, dënon qindra mijëra bashkatdhetarë tanë jashtë vendit të kufizojnë të drejtat e tyre politike.”


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 majin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, në kryeqytet 12 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Nga perëndimi në lindje do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave me reshje lokale të shkurtra. Temperaturat..

botuar më 22-05-23 8.25.MD

Kryeministri u përkul para varrit të Shën Kirill në Romë

Kryeministri Kirill Petkov u përkul para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën Romake “Shën Klemente”. “Neve na takon të vazhdojmë traditën e Kirilit dhe Metodijt dhe të ruajmë shkrimin bullgar”, tha Petkov. “Të mbani fort anijen e shtetit..

rinovuar më 22-05-23 7.56.MD

Numri i refugjatëve ukrainas në Bullgari është në rënie

Në dy javët e fundit në vendin tonë ka 99 mijë refugjatë ukrainas ose 6 mijë më pak. Sipas statistikave të portalit “Bullgaria për Ukrainën”, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Bullgari kanë hyrë 280 mijë ukrainas, nga të cilët 107 400 u është..

botuar më 22-05-23 7.49.MD