Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza shëndetësore ngre pengesa për sezonin turistik dimëror

Rumen Draganov
Foto: BGNES

Bullgaria ndodhet në zonën e kuqe të errët të pandemisë Covid. Turizmi është i ndikuar nga kjo. Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillimin e sezonit dimëror dhe situata mund të përmirësohet, komenton për Nova TV Rumen Draganov nga Instituti për Vlerësime dhe Analiza në Turizëm. E gjitha varet nga shkalla e vaksinimit.

Draganov shprehu shqetësimin se për shkak të përkeqësimit të situatës shëndetësore, vendet e tjera mund të vendosin masa të ndryshme ndaj udhëtarëve në Bullgari. Kjo do të pengojë turistët e huaj nga pushimoret bullgare, të cilat mbeten më të lirat në Evropë.


Подкасти от БНР