Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sllavin Sllavçev po përgatit albumin e tij të debutimit

Foto: facebook/SlavinSlavchev

Deri në fund të vitit Sllavin Sllavçev do të prezantojë albumin e tij të debutimit, të cilin e përgatit bashkë me Vintage Music Box. Këngëtari i ri ndan se përgatitja është duke përfunduar. Albumi do të mban emrin “Rruga e re” – si një nga këngët në të. Titujt janë nëntë, ndërsa tre prej tyre nuk janë të prezantuara deri tashti. Në albumin e ri do të dëgjojmë këngën “Pret atë”. Muzikën e kompozoi Konstantin Cekov, i cili ishte pjesë e grupit FSB dhe formacionit “Legjendat”. Tekstin e krijoi Zhivka Shopova, ndërsa aranxhimin e bëri Vintage Music Box – Jasen Vellçev, Ivajllo Zvezdomirov, Teodor Jankov dhe Ivan Hristov. Muzikantët e famshëm i bashkon ideja për të krijuar muzikë dhe për të mbështetur talentet e rinj.

“Ndonjëherë dyert mbyllen pas çdo dashurie, çdo sezoni të ri... Pret atë deri në verën e ardhshme…” – këndon Sllavin Sllavçev. Kënga ka qenë së fundmi në TOP 20 të top-listës javore për muzikën pop dhe rok bullgare të Radios Kombëtare Bullgare dhe këtë javë tashmë është në vendin e dytë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova