Deri në fund të vitit Sllavin Sllavçev do të prezantojë albumin e tij të debutimit, të cilin e përgatit bashkë me Vintage Music Box. Këngëtari i ri ndan se përgatitja është duke përfunduar. Albumi do të mban emrin “Rruga e re” – si një nga këngët në të. Titujt janë nëntë, ndërsa tre prej tyre nuk janë të prezantuara deri tashti. Në albumin e ri do të dëgjojmë këngën “Pret atë”. Muzikën e kompozoi Konstantin Cekov, i cili ishte pjesë e grupit FSB dhe formacionit “Legjendat”. Tekstin e krijoi Zhivka Shopova, ndërsa aranxhimin e bëri Vintage Music Box – Jasen Vellçev, Ivajllo Zvezdomirov, Teodor Jankov dhe Ivan Hristov. Muzikantët e famshëm i bashkon ideja për të krijuar muzikë dhe për të mbështetur talentet e rinj.
“Ndonjëherë dyert mbyllen pas çdo dashurie, çdo sezoni të ri... Pret atë deri në verën e ardhshme…” – këndon Sllavin Sllavçev. Kënga ka qenë së fundmi në TOP 20 të top-listës javore për muzikën pop dhe rok bullgare të Radios Kombëtare Bullgare dhe këtë javë tashmë është në vendin e dytë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Besoj se dashuria na çon në pafundësi. Ti je ëndrra ime, po digjem me ty dhe do të fluturoj drejt teje!” - këndon Margarta Hranova në këngën e saj të re “Ti vjen”. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e Milen Makedonskit, me të cilin këngëtarja ka..
Krijimi i këngës “Qëndro” është e provokuar nga absurditeti i kohës sonë - një kohë frike, kufizimesh dhe ndalimesh, thotë Meri (Maria) Mutafçieva , e cila është autore e tekstit dhe muzikës. Aranzhimi është i Mirosllav Mutafçiev. “Është e..
Në Torino u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Evrovizionit. Rok-grupi bullgar Intelligent Music Project me këngën e tyre “Intention” nuk arriti të klasifikohet në finale. Por grupi mori komplimente, njofton korrespondentja e BNR në Itali Elena..