Deri në fund të vitit Sllavin Sllavçev do të prezantojë albumin e tij të debutimit, të cilin e përgatit bashkë me Vintage Music Box. Këngëtari i ri ndan se përgatitja është duke përfunduar. Albumi do të mban emrin “Rruga e re” – si një nga këngët në të. Titujt janë nëntë, ndërsa tre prej tyre nuk janë të prezantuara deri tashti. Në albumin e ri do të dëgjojmë këngën “Pret atë”. Muzikën e kompozoi Konstantin Cekov, i cili ishte pjesë e grupit FSB dhe formacionit “Legjendat”. Tekstin e krijoi Zhivka Shopova, ndërsa aranxhimin e bëri Vintage Music Box – Jasen Vellçev, Ivajllo Zvezdomirov, Teodor Jankov dhe Ivan Hristov. Muzikantët e famshëm i bashkon ideja për të krijuar muzikë dhe për të mbështetur talentet e rinj.
“Ndonjëherë dyert mbyllen pas çdo dashurie, çdo sezoni të ri... Pret atë deri në verën e ardhshme…” – këndon Sllavin Sllavçev. Kënga ka qenë së fundmi në TOP 20 të top-listës javore për muzikën pop dhe rok bullgare të Radios Kombëtare Bullgare dhe këtë javë tashmë është në vendin e dytë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 10 maj është gjysmëfinalja e parë e Eurovision, që këtë vit zhvillohet në Torino të Italisë. Siç tashmë ju kemi informuar, përfaqësuesi bullgar në edicionin e vitit 2022 është grupi Intelligent Music Project. Gjysmëfinalja e dytë është më 12..
Himni i Evropës së Bashkuar në interpretim të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare është një mesazh special, të cilin e përcjellin Instituti Shtetëror i Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Radioja Kombëtare Bullgare me..
Pas disa ditësh nis turneu kombëtar i këngëtares Nina Nikolina , në të cilin interpretuesja e njohur do të prezantojë koncertin e saj të ri, shfaqje “JAZZ & TRADITIONS VOL.2”. Programi përfshin këngë që do të jenë pjesë e një albumi me të..