Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sllavin Sllavçev po përgatit albumin e tij të debutimit

Foto: facebook/SlavinSlavchev

Deri në fund të vitit Sllavin Sllavçev do të prezantojë albumin e tij të debutimit, të cilin e përgatit bashkë me Vintage Music Box. Këngëtari i ri ndan se përgatitja është duke përfunduar. Albumi do të mban emrin “Rruga e re” – si një nga këngët në të. Titujt janë nëntë, ndërsa tre prej tyre nuk janë të prezantuara deri tashti. Në albumin e ri do të dëgjojmë këngën “Pret atë”. Muzikën e kompozoi Konstantin Cekov, i cili ishte pjesë e grupit FSB dhe formacionit “Legjendat”. Tekstin e krijoi Zhivka Shopova, ndërsa aranxhimin e bëri Vintage Music Box – Jasen Vellçev, Ivajllo Zvezdomirov, Teodor Jankov dhe Ivan Hristov. Muzikantët e famshëm i bashkon ideja për të krijuar muzikë dhe për të mbështetur talentet e rinj.

“Ndonjëherë dyert mbyllen pas çdo dashurie, çdo sezoni të ri... Pret atë deri në verën e ardhshme…” – këndon Sllavin Sllavçev. Kënga ka qenë së fundmi në TOP 20 të top-listës javore për muzikën pop dhe rok bullgare të Radios Kombëtare Bullgare dhe këtë javë tashmë është në vendin e dytë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

120 vjet nga lindja e kompozitorit Veselin Stojanov

Më 20 prill mbushen 120 vjet nga lindja e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të shkollës së kompozitorëve bullgarë – Veselin Stojanov .  Ai lindi në Shumen – një qytet me tradita të pasura teatrore, muzikore dhe letrare. U diplomua për..

botuar më 22-04-20 11.39.PD

Vasillka Damjanova: "Kënga na shpëton si në gëzim ashtu edhe në ankth"

Këngëtarja e njohur nga krahinaveriore Vasillka Damjanova i ka kushtuar dekada prej jetës së saj këngës popullore. Me artin e saj ajo ka emocionuar publikun në Evropë, Amerikë, Azi, Afrikë. Frymëzimi, dashuria, përkushtimi ndaj traditave e..

botuar më 22-04-20 11.15.PD

“U lodha nga gjumi”, këndon Pllamen Bonev

Pllamen Bonev, i njohur me pseudonimin artistik Plamen De La Bona së fundmi prezantoi këngën e re “Më zgjo”. Këngëtari është autor i tekstit dhe i muzikës, edhe ideja për subjektin e videos është e tij. Pas shumë vitesh punë..

botuar më 22-04-07 10.26.PD