Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati i mbretëreshës rumune Maria në Ballçik është tërheqës edhe në pandemi

Pallati në Ballçik
Foto: Ivan Rusllanov

190 mijë persona kanë vizituar “Pallatin” në qytetin Ballçik të Detit të Zi që nga fillimi i vitit 2021, raporton bgtourism.bg. Nga dje deri në fund të marsit 2022 në “Pallat” mund të shihet një ekspozitë interesante e lëvizshme e Muzeut Historik në Pomorie "Zogjtë - lajmëtarë qiellorë apo çfarë?". Ndër eksponatet më të vlefshme është një zog i vogël me një sqep masiv nga mijëvjeçari i 5-të para Krishtit.

Kompleksi arkitekturor dhe parku "Pallati" në Balchik është ndërtuar si rezidencë e mbretëreshës rumune Maria (1875-1938). Ajo e quan atë me emrin turk "Tenha Yuva", që do të thotë "Foleja e vetmuar". Sot njihet më shumë si "Foleja e heshtur".

Mbretëresha e vizitoi qytetin për herë të parë në vitin 1921 në shoqërinë e djalit të saj Princit Nikolla dhe u mahnit aq shumë nga bukuria e gjirit sa që në vitin 1924 filloi ndërtimi i rezidencës së saj.