Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inxhinieri Valentin Nikollov, Drejtor i Dhomës së Ndërtuesve:

Çmimet e ndërtimit po rriten ndjeshëm

Foto: Ani Petrova

Sektori i ndërtimit është ndër më të prekurit nga pandemia e koronavirusit dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para përbëjnë pengesa shtesë për funksionimin e tij normal. Megjithatë, ndërtuesit shohin një rreze të ndritshme në Planin e Rimëkëmbjes dhe në programet operative, nga të cilat pritet financimi për një sërë aktivitetesh dhe projektesh vitin e ardhshëm.

Nuk është rastësi që në fillim të pandemisë në vendet e zhvilluara flitej se ndërtimi është motori që do ta tërheqë ekonominë nga kriza globale në zhvillim, kujton Valentin Nikollov, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Ndërtuesve në Bullgari. Por në sfondin e ciklit jashtëzakonisht të vështirë për të gjithë botën tashmë për të dytin vit me radhë, pamja në industri duket komplekse dhe kontradiktore, tha ai.

Valentin Nikollov

“Po flasim për një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve me ritme shumë të shpejta – vazhdon Valentin Nikollov. - Ndërtimi është një industri konservatore, procesi i investimit është i ngadalshëm dhe kur planifikimi bëhet në kushte të caktuara dhe më pas ato ndryshojnë në mënyrë drastike, ndodh një kolaps i rëndë në treg. Dhe ndërsa demokracitë e vjetra disponojnë disa mekanizma kundërveprimi, ne, bullgarët, po mësohemi më ngadalë dhe vështirë. Përveç kësaj, nuk ka dialog me qeverinë”.

Sipas ekspertit, pandemia drejton shumë procese ku ka probleme komplekse dhe zgjidhja e tyre do të kërkojë shumë kohë. Kjo është arsyeja se pse Dhoma e Ndërtuesve ngul këmbë për një takim me Kryeministrin në detyrë Stefan Janev.

Ne duam të propozojmë që të bëhet indeksim i çmimeve me dekret ministror – shpjegon inxhinieri Valentin Nikollov. - Në të njëjtën kohë, duhet të fillohet një punë serioze si nga komuniteti i ekspertëve, ashtu edhe nga ekzekutivi dhe më pas nga legjislativi për zhvillimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës të punës - ndryshime në shumë ligje dhe rregullore në mënyrë që të mund të shkojmë drejt modelit të Evropës Perëndimore. Ne duhet të shkojmë së bashku, kjo është fjala kyçe, duke balancuar interesat e të gjithë pjesëmarrësve në proces”.

Nuk është e vërtetë se norma e fitimit në industrinë e ndërtimit është mjaft e lartë, thotë inxhinieri Valentin Nikollov.

Norma e fitimit në Bullgari është normale – krijohet një përshtypje e rreme se është shumë e madhe. Ajo është e ndryshme në sektorët e ndryshëm të ndërtimit, sepse secili i ka specifikat e veta dhe kjo merret parasysh në Evropën Perëndimore. Për shembull, në Luksemburg, rritja e inflacionit deri në 2% përballohet nga kontraktori. Dhe kur një kolaps i tillë i tregut ndodh në një periudhë të shkurtër kohore, atëherë në sektorët e veçantë - ndërtimi i lartë, ndërtimi i rrugëve, ndërtimet elektrike, hidraulike, etj., çmimi i produktit të ndërtimit rregullohet me një përqindje të ndryshme."

Në Bullgari është më e vështirë në ndërtimtarinë e lartë, sepse ajo përfshin pothuajse të gjithë elementët e sektorëve të tjerë, vuri në dukje inxhinieri Nikollov.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së BNR “Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD