Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në Romë do të tregojë për gjurmët bullgare nëpër botë përmes syve të fëmijëve

Foto: Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi”

Me një paletë, një aparat fotografik dhe fjalë, bullgarët e vegjël jashtë vendit kërkuan gjurmët e Bullgarisë në vendet ku jetojnë. Kjo u bë në kuadrin e bienales ndërkombëtare të rinisë, organizuar nga Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” dhe Shoqata Kulturore “Paralele 43” në Romë - Itali. Punimet më mbresëlënëse do të prezantohen në një ekspozitë speciale, e cila do të hapet fillimisht më 6 nëntor në Universitetin Amerikan në kryeqytetin italian, kurse pas kësaj –gjatë muajit korrik 2022 do të vijë për vizitë dhe në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje.

“Fillimisht bienalja ishte e drejtuar vetëm nga fëmijët bullgarë jashtë kufirit, përmes Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, por me kalimin e kohës në të u përfshinë dhe shumë nxënës nga Bullgaria”, tregon Veneta Nenkova, drejtoreshë e shkollës, frymëzuese dhe organizatore e bienales. Kështu në programin e konkursit kanë marrë pjesë afro 100 fëmijë nga shtete të ndryshme. Më aktivë ishin bullgarët e vegjël nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë dërguar për konkursin piktura, grafika, por edhe dokumentarë të shkurtër që mund të shihen në kanalin youtube të bienales.


Në vizatimet dhe videot e tyre, fëmijët na çojnë në vende që lidhen me bullgarët e lashtë në Itali në Molise dhe Celle di Bulgaria, tregojnë për barin e mbretëreshëssiç është e njohur bima belladona, me të cilën bullgari Ivan Raev shpëton mbretëreshën Elena Savojska nga një sëmundje e rrezikshme. Krijimet  paraqesin edhe monumentet e kapitenit Petko Vojvoda dhe të patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Romë, monumentin e Vasill Levskit në Uashington, shatërvanin bullgar në kopshtet Kensington në Londër dhe shumë vende të tjera bullgare nëpër botë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” 


Më shumë nga rubrika

Viktoria Angellova-Vinarova. Sofje, Galeria e Arteve, Sheshi Shën Aleksandër Nevski, 1932-33 dhe Ministria e Ndërtimeve Publike, Rrugëve dhe Punëve Publike

Një ekspozitë ndjek rrugën e grave arkitekte në Bullgari dhe Gjermani

A e dini se ndërtesa e "Bibliotekës së kryeqytetit" në sheshin "Sllavejkov" në Sofje është projektuar nga një prej arkitekteve më të mira femra në Bullgari - Viktoria Angellova, në vitin 1926. Dhe nëse tani po pyesni veten se pse ky fakt është kaq..

botuar më 22-07-04 5.29.MD
Foto: Muzeu Historik Regjional - Plovdiv

Plovdivi nderon me ekspozitë donatorin më të madh në shëndetësinë bullgare

Në vitin 2022 mbushen 160 vjet nga lindja e Dimitër Petrov Kudogllu, i njohur akoma si donatori më i madh i shëndetësisë bullgare.Lidhur me këtë në pjesën lindore të Kopshtit “Mbreti Simeon” në qendër të qytetit është renditur një ekspozitë..

botuar më 22-07-04 11.10.PD

Georgi Gospodinov zbulon mesazhet e fshehura të kartëmonedhave bullgare

Shkrimtari Georgi Gospodinov prezantoi në qytetin Burgas një nga veprat e tij më pak të njohura me titull “Në të çarat e kanunit”. I ndarë në dy pjesë, libri zbërthen disa nga veprat më pak të njohura të klasikëve bullgarë si Hristo Botev,..

botuar më 22-07-03 9.25.PD