Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në Romë do të tregojë për gjurmët bullgare nëpër botë përmes syve të fëmijëve

Foto: Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi”

Me një paletë, një aparat fotografik dhe fjalë, bullgarët e vegjël jashtë vendit kërkuan gjurmët e Bullgarisë në vendet ku jetojnë. Kjo u bë në kuadrin e bienales ndërkombëtare të rinisë, organizuar nga Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” dhe Shoqata Kulturore “Paralele 43” në Romë - Itali. Punimet më mbresëlënëse do të prezantohen në një ekspozitë speciale, e cila do të hapet fillimisht më 6 nëntor në Universitetin Amerikan në kryeqytetin italian, kurse pas kësaj –gjatë muajit korrik 2022 do të vijë për vizitë dhe në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje.

“Fillimisht bienalja ishte e drejtuar vetëm nga fëmijët bullgarë jashtë kufirit, përmes Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, por me kalimin e kohës në të u përfshinë dhe shumë nxënës nga Bullgaria”, tregon Veneta Nenkova, drejtoreshë e shkollës, frymëzuese dhe organizatore e bienales. Kështu në programin e konkursit kanë marrë pjesë afro 100 fëmijë nga shtete të ndryshme. Më aktivë ishin bullgarët e vegjël nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë dërguar për konkursin piktura, grafika, por edhe dokumentarë të shkurtër që mund të shihen në kanalin youtube të bienales.


Në vizatimet dhe videot e tyre, fëmijët na çojnë në vende që lidhen me bullgarët e lashtë në Itali në Molise dhe Celle di Bulgaria, tregojnë për barin e mbretëreshëssiç është e njohur bima belladona, me të cilën bullgari Ivan Raev shpëton mbretëreshën Elena Savojska nga një sëmundje e rrezikshme. Krijimet  paraqesin edhe monumentet e kapitenit Petko Vojvoda dhe të patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Romë, monumentin e Vasill Levskit në Uashington, shatërvanin bullgar në kopshtet Kensington në Londër dhe shumë vende të tjera bullgare nëpër botë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” 


Më shumë nga rubrika

Ekspozita kushtuar 140 vjetorit të lindjes së Vlladimir Dimitrov-Mjeshtrit

Ekspozita “Imazhi i Mjeshtrit” kushtuar 140-vjetorit të lindjes së klasikut të artit bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri (1882-1960) do të hapet në orën 18.00 të 19 majit në Galerinë Kombëtare “Kuadrati 500”. Në ngjarje do të marrin pjesë..

botuar më 22-05-19 6.05.PD
Foto: Facebook/InstitutCulturelBulgare

Java e librit bullgar fillon në Paris

Instituti Kulturor Bullgar në kryeqytetin francez shënon Ditën e Arsimit dhe Kulturës Bullgare 24 maj me shtatë ditë kushtuar librit bullgar. Nga data 18 deri më 25 maj do të prezantohen mbi 100 tituj nga autorë bashkëkohorë bullgarë , botuar..

botuar më 22-05-17 4.42.MD

Bullgaria është sërish pjesë e Natës Evropiane të Muzeve

Për vit të 18 të radhës institucionet kulturore bullgare aderohen ndaj iniciativës evropiane “Nata e Muzeve” më 14 maj. Ideja për këtë ngjarje lindi gjatë vitit 2005 në Francë, nën patronazhin  e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës..

botuar më 22-05-14 8.15.PD