Me një paletë, një aparat fotografik dhe fjalë, bullgarët e vegjël jashtë vendit kërkuan gjurmët e Bullgarisë në vendet ku jetojnë. Kjo u bë në kuadrin e bienales ndërkombëtare të rinisë, organizuar nga Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” dhe Shoqata Kulturore “Paralele 43” në Romë - Itali. Punimet më mbresëlënëse do të prezantohen në një ekspozitë speciale, e cila do të hapet fillimisht më 6 nëntor në Universitetin Amerikan në kryeqytetin italian, kurse pas kësaj –gjatë muajit korrik 2022 do të vijë për vizitë dhe në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje.
“Fillimisht bienalja ishte e drejtuar vetëm nga fëmijët bullgarë jashtë kufirit, përmes Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, por me kalimin e kohës në të u përfshinë dhe shumë nxënës nga Bullgaria”, tregon Veneta Nenkova, drejtoreshë e shkollës, frymëzuese dhe organizatore e bienales. Kështu në programin e konkursit kanë marrë pjesë afro 100 fëmijë nga shtete të ndryshme. Më aktivë ishin bullgarët e vegjël nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë dërguar për konkursin piktura, grafika, por edhe dokumentarë të shkurtër që mund të shihen në kanalin youtube të bienales.
Në vizatimet dhe videot e tyre, fëmijët na çojnë në vende që lidhen me bullgarët e lashtë në Itali në Molise dhe Celle di Bulgaria, tregojnë për “barin e mbretëreshës” siç është e njohur bima belladona, me të cilën bullgari Ivan Raev shpëton mbretëreshën Elena Savojska nga një sëmundje e rrezikshme. Krijimet paraqesin edhe monumentet e kapitenit Petko Vojvoda dhe të patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Romë, monumentin e Vasill Levskit në Uashington, shatërvanin bullgar në kopshtet Kensington në Londër dhe shumë vende të tjera bullgare nëpër botë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi”
Edicioni i 47-të radhazi i Ekspozitës Kombëtare të Karikaturës pritej jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga kushdo që dëshiron për të buzëqeshur mbi aktualitetin. Ekspozita është një pasqyrë e arritjeve më të larta të krijuesve bullgarë që punojnë..
Katër qytete bullgare mirëpresin kinemanë më të mirë botërore të artit dokumentar të viteve të fundit - Sofja, Plovdiv, Varna dhe Stara Zagora presin edicionin e 7-të pranveror të festivalit të filmit „Master of Art“. Programi zyrtar filloi më 7 prill me..
Kompozitorja bullgare Penka Kuneva është pjesë e ekipit që fitoi çmimin më prestigjioz Grammy. Në ceremoninë në Los Angeles, ajo u nderua për muzikën e filmit “Gratë luftëtare - zërat e ndryshimit” në kategorinë “Koleksioni klasik”. Filmi i..
Në kuadër të nismës “Qyteti Multikulturor 2022”, në Kërxhali prezantohet ekspozita “Syri i hapur i dhimbjes”, kushtuar luftës në Siri. Ajo u hap në..