Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perimet bullgare të serrës do të jenë një mirazh në dimër

Mbi 90% prej prodhuesve të serrave në vendin tonë me siguri do të heqin dorë nga puna

Foto: arkiv

Perimet bullgare preferohen për shkak të shijes së tyre, por dimri i ardhshëm me siguri do t'i detyrojë bullgarët të blejnë domate dhe tranguj tërësisht të importuar. Prodhuesit e serrave paralajmërojnë se tregu mund të mbetet pa perime të prodhuara në vendin tonë. Shkaku - kostoja e lartë e prodhimit.

Dihet mirë se prodhimi në serra është një nga më të shtrenjtat në sektorin e bujqësisë, kurse në momentin e tanishëm prodhuesit llogarisin se është më e arsyeshme të mbyllin. “Gjendja është e mjerueshme. Tre herë janë rritur çmimet e korrentit, të gazit, të plehrave - kjo që për ne është më e domosdoshme”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare prodhuesja e serrave Atanaska Bjallkova, e cila i njeh shumë mirë problemet nga brenda:

“Sipas meje është më e arsyeshme të mbyllim serat dhe të mos të punojmë. Por, ne u japim bukë akoma rreth 30 mijë njerëzve në Bullgari, përfytyroni se çfarë do të ngjajë me këta njerëz?” Sipas fjalëve të saj, afro 90% nga prodhuesit e serrës do të preferojnë të mos të mbjellin asgjë, sepse në vend të fitimit kjo do t’u sjellë humbje të mëdha.


Sipas saj rrugëdalja nga situata është një:

“Po, kjo është rrugëdalja - importi. Dhe njerëzit do të hanë perime nga Greqia, Turqia, Shqipëria. Aty nuk e dimë se cilat do të jenë çmimet, por çdo një këtu e ka të qartë se prodhimi bullgar i serave është më i shtrenjti. Sepse tek ne gjithmonë korrenti dhe gazi kanë qenë më të shtrenjtë dhe ne nuk mund t’i lejojmë vetes të shesim me çmime të ulëta. Duhet t’u japim paga edhe punëtorëve, kurse për ne - çfarë të mbetet.”

Përveç sfidave të çmimit të energjisë me të cilat përballet sektori, si të gjitha bizneset e tjera në muajt e fundit, prodhuesit e serës në Bullgari prej viteve zhvillojnë dhe një betejë tjetër. Ajo është me konkurrencën jo luajale të njerëzve, të cilët shesin fryte dhe perime të importuara me çmime më të ulëta, por i shpallin si të prodhuara në Bullgari. Ndaj këtyre problemeve shtohen dhe akoma të tjera të lidhura me subvencionimin e prodhimit të serrës tek ne:


“Është një fakt i njohur se për prodhimin në serrë, ne marrim subvencionet më të vogla në të gjithë Bullgarinë. Paratë nuk janë ndarë sipas sasisë së mallrave që eksportoni në treg, por sipas asaj nëse je blegtor, prodhues drithi, apo prodhues i perimeve. Ne gjithmonë kemi qenë të prekur e të dëmtuar. Gjërat sikurse u rregulluan pak gjatë viteve të fundit, por kur shikoj se çfarë po ndodh në shtet, nuk jam optimiste. Ja, përsëri u jepen para mbarështuesve të mëdhenj dhe kultivuesve të drithërave, kurse ne, kemi qenë gjithmonë në telashe."

Atanaska Bjallkova paralajmëron se ka shumë të ngjarë që 30 mijë punonjës në serra të mbeten pa mjete jetese për në dimër.

Intervistë/Veselina Millanova-BNR-“Horizont”

Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES


Më shumë nga rubrika

Vasill Velev

Qeveria u mor vesh me biznesin për kompensimin e energjisë së shtrenjtë

Qeveria propozon kompensim 80% për çmimet e larta të energjisë elektrike në maj dhe qershor, për shumën mbi 100 euro për një megavat. Për gazin natyror kompensimi do të jetë 100% për rritjen në maj, njoftoi qeveria në një konferencë pas takimit me..

botuar më 22-05-16 12.58.MD
Prof. Steve Hanke

Prof. Steve Hanke: Bullgarët do të bëhen edhe më të varfër me anëtarësimin në eurozonë

Pranimi i Bullgarisë në eurozonë do të rrisë rrezikun e inflacionit më të lartë, tha për bTV ekonomisti me famë botërore Prof. Steve Hanke, i cili aplikoi sistemin e bordit monetar në Bullgari. Prof. Hanke kritikoi gjithashtu mënyrën në të cilën po..

botuar më 22-05-13 4.08.MD

Parashikime apokaliptike për ekonominë bullgare në sfondin e rritjes drastike të çmimit të karburanteve

Paparashikueshmëria në fushën e energjetikës ka një efekt të dëmshëm në ekonominë bullgare. "Aktualisht askush nuk e di se sa është çmimi i gazit natyror. Askush," tha për BNR Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë...

botuar më 22-05-13 10.15.PD