Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e shpalljeve për punë në distancë

Certifikata e gjelbër tani shfaqet si kërkesë

Foto: unsplash

Po vazhdon të vihet re një rritje e propozimeve për punë nga shtëpia, ose punë në distancë dhe pjesa e tyre gjatë muajit tetor është 13,5%. Shtimi kundrejt muajit të mëparshëm është me 7%. Për katër muajt e fundit kjo rritje është 29%, tregon një studim i dinamikës së tregut të punës tek ne, të përgatitur nga një HR kompani dhe një sajt i njohur i karrierës.

Si tërësi gjatë muajit tetor është regjistruar një ulje e shpalljeve të publikuara për punë - numri i tyre është pothuajse 44 000, që është me 8,4% më pak në krahasim me muajin shtator. Nëse bëjmë krahasim mbi bazë vjetore do të vëmë re se, shpalljet janë me 55% më shumë nga tetori i vitit 2020.

Në vend të parë për nga numri i vendeve të reja të lira të punës po vazhdon të jetë sektori "Tregti dhe shitje" - me 21%. IT-dega gjithnjë e më bindshëm po e mban pozitën e dytë, duke e shtuar pjesën e vet nga 16% në 18%, kurse në vend të tretë mbetet “Prodhimi” me 15%.

Për një sërë pozicionesh po fillon të vihet re tendenca të kërkohet nga kandidatët ekzistenca e të ashtuquajturit certifikatë të gjelbër, i cili vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 ose kalimin e sëmundjes. Për momentin numri i shpalljeve me kërkesa të tilla është shumë i vogël (vetëm 0,2% nga të gjithë) por, në ngjashmëri të shteteve të tjera është e mundur që ai të rritet për shkak të sëmundshmërisë së lartë dhe domosdoshmërisë nga ofrimi i kushteve të parrezikshme për punë. Tani për tani shpalljet dominuese me një kërkesë të tillë janë në sektorët “Hotele dhe restorante” dhe “Aktivitete të Shërbimit, venë në dukje autorët e studimit.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 


Më shumë nga rubrika

Vasill Velev

Përditësimi i buxhetit do të çojë në destabilizimin financiar, thonë punëdhënësit

Punëdhënësit kanë shprehur rezerva për propozimet për përditësimin e buxhetit të shtetit, të cilat së shpejti do të votohen në lexim të dytë. Sipas Vasill Velevit, kryetar i Shoqatës së Kapitalit Industrial, ndryshimet ka të ngjarë të tronditin..

botuar më 22-06-24 6.45.MD
Ministri në dorëheqje Asen Vasilev

Inflacioni po ngadalësohet në baza mujore

Inflacioni ka filluar të ngadalësohet në baza mujore, ndërsa rritja ende raportohet në bazë vjetore, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilevnë dorëheqje në një intervistë për “Dnevnik”. Ai paralajmëroi se pensionistët..

botuar më 22-06-23 4.09.MD
Zëvendëskryeministri për Politikat Klimatike dhe Ministër i Mjedisit dhe i Ujërave Borisllav Sandov

Pavarësia energjetike është e arritshme, por varet nga përpjekjet e përbashkëta të politikanëve dhe ekspertëve

Në kushtet e krizës së rëndë energjetike, sociale dhe ekonomike Bullgaria prapë filloi të flasë për aplikimin e paketës “Fit for 55” dhe Tranzicionin e Gjelbër drejt një ekonomie me karbon të ulët. Sipas mbështetësve të idesë së gjelbër, kalimi në..

botuar më 22-06-18 10.35.PD