Po vazhdon të vihet re një rritje e propozimeve për punë nga shtëpia, ose punë në distancë dhe pjesa e tyre gjatë muajit tetor është 13,5%. Shtimi kundrejt muajit të mëparshëm është me 7%. Për katër muajt e fundit kjo rritje është 29%, tregon një studim i dinamikës së tregut të punës tek ne, të përgatitur nga një HR kompani dhe një sajt i njohur i karrierës.
Si tërësi gjatë muajit tetor është regjistruar një ulje e shpalljeve të publikuara për punë - numri i tyre është pothuajse 44 000, që është me 8,4% më pak në krahasim me muajin shtator. Nëse bëjmë krahasim mbi bazë vjetore do të vëmë re se, shpalljet janë me 55% më shumë nga tetori i vitit 2020.
Në vend të parë për nga numri i vendeve të reja të lira të punës po vazhdon të jetë sektori "Tregti dhe shitje" - me 21%. IT-dega gjithnjë e më bindshëm po e mban pozitën e dytë, duke e shtuar pjesën e vet nga 16% në 18%, kurse në vend të tretë mbetet “Prodhimi” me 15%.
Për një sërë pozicionesh po fillon të vihet re tendenca të kërkohet nga kandidatët ekzistenca e të ashtuquajturit certifikatë të gjelbër, i cili vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 ose kalimin e sëmundjes. Për momentin numri i shpalljeve me kërkesa të tilla është shumë i vogël (vetëm 0,2% nga të gjithë) por, në ngjashmëri të shteteve të tjera është e mundur që ai të rritet për shkak të sëmundshmërisë së lartë dhe domosdoshmërisë nga ofrimi i kushteve të parrezikshme për punë. Tani për tani shpalljet dominuese me një kërkesë të tillë janë në sektorët “Hotele dhe restorante” dhe “Aktivitete të Shërbimit, venë në dukje autorët e studimit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dëshira e Komisionit Evropian për të vendosur një embargo të naftës të Rusisë, e cila të hyjë në fuqi më së voni në fund të vitit, shkaktoi reagime të ashpra. Kryeministri hungarez Viktor Orbán e përshkroi ndalimin e mundshëm si një "bombë atomike"..
Një e treta e bullgarëve të aftë për punë do të largohen nga tregu i punës deri në vitin 2050, pasi do të arrijnë moshën e pensionit, sipas një raporti të përbashkët nga Agjencia e Punësimit, Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim..
Pas refuzimit të qeverisë bullgare për të paguar gazin natyror rus në rubla, vendimi i Moskës për të pezulluar furnizimet nuk vonoi. Por, kjo e vuri kabinetin e Kryeministrit Kiril Petkov në një sprovë jashtëzakonisht të vështirë me një përfundim të..