Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ kërkon shpjegim nga Ciela Norma për 228 makina votimi

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ ka sinjalizuar Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare se janë dorëzuar në vend akoma 228 makina votimi. Ato nuk janë planifikuar për votimin e 14 nëntorit për president dhe parlament. KQZ-ja nuk e ka angazhuar importuesin Ciela Norma për blerjen dhe dorëzimin e këtyre makinave, tha për BGNES zëdhënësi i komisionit Cvetozar Tomov.

Tomov garanton se manipulimet zgjedhore janë të pamundura, sepse çdo makinë ka numrin e vet serial dhe është projektuar për një seksion konkret zgjedhor. "Nuk ka asnjë rrezik për procesin zgjedhor, por kjo situatë e pakëndshme krijon tension shtesë," komentoi Tomov, duke i kërkuar Ciela Normës të shpjegojë rastin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD