Për zgjedhjet 2 në 1 janë hapur 751 seksione votimi jashtë vendit në 68 vende. Ka një ndryshim serioz në krahasim me votën e parakohshme parlamentare të korrikut për sa u përket qendrave të votimit në Gjermani. Do të ketë seksione vetëm në 40 adresa, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet lokale, por numri i seksioneve do të jetë 85. Shumica e seksioneve këtë herë janë në Turqi dhe Britaninë e Madhe - mbi 130 në secilin vend. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare që u mbajtën këtë vit, tani bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të kenë 31 seksione më pak se gjatë zgjedhjeve më 11 korrik, kur jashtë vendit kishte një rekord prej 782 seksionesh. Mirëpo, atëherë hoqën kufizimet për seksione jashtë territorit të BE-së dhe prandaj numri i tyre ishte pothuajse dy herë më i madh në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit.
Votuesit jashtë shtetit do të disponojnë 416 makina votimi të vendosura në 208 seksione. Në seksionet e tjera e drejta e votës do të ushtrohet me fletë votimi. Më shumë se 4000 anëtarë të komisioneve zgjedhore jashtë vendit janë të angazhuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe afro 3000 prej tyre janë përfaqësues të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.
Bullgarët jashtë shtetit do të zgjedhin president dhe forca politike për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, por ata nuk mund të tregojnë një numër preferencial, d.m.th. nuk mund të zgjedhin një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ata.
Në seksionet jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë do të mund të identifikohen me dokument identiteti madje me afat të skaduar. Aty mund të votojë gjithashtu çdo shtetas bullgar me të drejtë vote, i cili ndodhet për një udhëtim pune ose është banor i përkohshëm dhe nuk ka paraqitur kërkesë paraprake.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Informacion, dezinformim, propagandë... Ku është Bullgaria në kërkim të së vërtetës dhe të prezantimit të fakteve, të tilla siç janë? Sipas Indeksit vjetor të lirisë së fjalës të Organizatës “Reporterë pa kufij”, e cila çdo vit vlerëson mediat në..
Përpara ca kohe ju treguam për ekipin e shkencëtarëve nga Instituti i Elektrokimisë dhe Sistemeve Energjetike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët u nisën për të zbuluar metoda të reja të prodhimit të hidrogjenit për të parandaluar..
“Mali Stranxha nuk është si malet e tjera. Nëse në vende të tjera mund shumë lehtë të biem në një situatë rreziku, në Stranxha shkojmë që të mësohemi të sodisim natyrën. Në Stranxha lëvizja mes natyrës është një shijim i vërtetë dhe pushim”- në..
8 shkencëtarë morën çmimin “Pitagor” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në edicionin e 14-të të konkursit për kontribut në shkencë. Konkurruan 34..
Në rrugët e Gabrovës sërish do të ketë një paradë të karnavalit, e cila ishte ndërprerë në vazhdim të dy viteve për shkak të pandemisë së..
A mundet që birra të ketë aromën e....malit dhe më saktë të malit Stranxha - një nga skajet më të bukura dhe të paprekura të natyrës bullgare?..