Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë shtetit do të votojnë në 68 vende

Foto: BGNES

Për zgjedhjet 2 në 1 janë hapur 751 seksione votimi jashtë vendit në 68 vende. Ka një ndryshim serioz në krahasim me votën e parakohshme parlamentare të korrikut për sa u përket qendrave të votimit në Gjermani. Do të ketë seksione vetëm në 40 adresa, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet lokale, por numri i seksioneve do të jetë 85. Shumica e seksioneve këtë herë janë në Turqi dhe Britaninë e Madhe - mbi 130 në secilin vend. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare që u mbajtën këtë vit, tani bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të kenë 31 seksione më pak se gjatë zgjedhjeve më 11 korrik, kur jashtë vendit kishte një rekord prej 782 seksionesh. Mirëpo, atëherë hoqën kufizimet për seksione jashtë territorit të BE-së dhe prandaj numri i tyre ishte pothuajse dy herë më i madh në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit.

Votuesit jashtë shtetit do të disponojnë 416 makina votimi të vendosura në 208 seksione. Në seksionet e tjera e drejta e votës do të ushtrohet me fletë votimi. Më shumë se 4000 anëtarë të komisioneve zgjedhore jashtë vendit janë të angazhuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe afro 3000 prej tyre janë përfaqësues të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.

Bullgarët jashtë shtetit do të zgjedhin president dhe forca politike për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, por ata nuk mund të tregojnë një numër preferencial, d.m.th. nuk mund të zgjedhin një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ata.

Në seksionet jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë do të mund të identifikohen me dokument identiteti madje me afat të skaduar. Aty mund të votojë gjithashtu çdo shtetas bullgar me të drejtë vote, i cili ndodhet për një udhëtim pune ose është banor i përkohshëm dhe nuk ka paraqitur kërkesë paraprake.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Gagauzët bullgarë presin me vite që të marrin shtetësi bullgare

Të shpërndarë në troje të huaja pas kryengritjeve, luftërave dhe ndërrimit të kufijve, bashkitë tona historike akoma i mbajnë të gjallë vetëdijen e tyre bullgare nëpërmjet ruajtjes së gjuhës, transmetimit të kujtimeve familjare dhe respektimit të..

botuar më 22-05-10 7.15.PD

Si 9 maji vendosi edhe një vijë tjetër ndarëse në shoqërinë tonë

Sivjet, 9 maji vendosi vija ndarëse në shoqërinë tonë, e cila deri tani festonte Festën e Komuniteteve Evropiane dhe Ditën e Fitores mbi nazizmin, pa e zhvendosur theksin nga rëndësia e të dyja festave. Nga njëra anë, Dita e Evropës ka të bëjë me..

botuar më 22-05-09 3.38.MD

Lufta dhe e ardhmja e BE-së – pikëpamjet e të rinjve bullgarë

Çdo vit Dita e Evropës, të cilën e shënojmë më 9 maj, na rikujton për deklaratën  e bërë në vitin 1950 nga Ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, duke hedhur themelet e Bashkimit Evropian.   Një parim themelor në të është të kuptuarit e tij se..

botuar më 22-05-09 2.08.MD