Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët me çmime nga garat e lutierëve në Itali

Georgi Nikollov (djathtas)
Foto: BNR

Lutieri i ri bullgar Georgi Nikollov, i cili jeton dhe punon në Cremona të Italisë - "Meka" е mjeshtërve të instrumenteve me tela, fitoi dy konkurse në Itali në nëntor. Violina e tij fitoi çmimin e parë në kategorinë "Profesionistët" në konkursin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Lutierëve Italianë, ndërsa violat e tij u vlerësuan së fundmi në edicionin e parë të konkursit "Marino Capicchioni".

Vëllai i tij Nikolla Nikollov gjithashtu solli çmime për Bullgarinë nga të njëjtat dy gara. Të dy janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve Plastike dhe Dizajnit "Akademik Deçko Uzunov" në Kazanllëk, ku babai i tyre ishte mësues deri vonë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD