Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të bëhen ndërrime në qeverinë maqedonase, por kryeministri mbetet

Maqedonia e Veriut ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe pritet që ajo të shtohet. Këtë e tha në një konferencë për shtypin Kryeministri Zoran Zaev, cituar nga BGNES. Ai tha, se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se qeveria do të angazhohet me një zhvillim të fuqishëm ekonomik deri në zgjedhjet e rregullta në qershor 2024. “Mendoj, se së shpejti do të kemi një qeveri të re, prapë të kryesuar nga Zoran Zaev, me ndërrim të nja 6-7 ministrave”, njoftoi dhe Zëvendës Kryeministri i Çështjeve Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe shtoi se kanë për t’u zhvilluar bisedime për shtimin e shumicës parlamentare.
Opozita e akuzoi qeverinë, se e çon Maqedoninë e Veriut drejt një krize ekonomike dhe se është e paaftë të frenojë pandeminë. Vendi shpresonte që në Samitin e Ballkanit Perëndimor në dhjetor do të miratohet vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin e tij në BE. Por Ministri i Jashtëm bullgar Svetllan Stoev rikonfirmoi, se Bullgaria nuk do të përkrahë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shkupin.

U ndërpre procesi kundër 24 punëtorëve humanitarë në Greqi

Në ishullin Lesbos të Greqisë nisi procesi gjyqësor kundër 24 vullnetarëve të cilët ndihmuan disa migrantë të arrijnë deri në bregun grek në kulmin e krizës së migrantëve gjatë viteve 2016-2018, transmetoi BBC. Pak pas fillimit të procesit ai u ndërpre pasi gjyqi pranoi se nuk është kompetentë për zgjidhjen e kazusit dhe procesi do të transferohet në një instancë tjetër. Të akuzuarit, 17 prej të cilëve të huaj, në periudha të ndryshme morën pjesë si vullnetarë në operacione shpëtimtare pranë ishujve grekë. Sipas akuzës ata merreshin me trafikun e paligjshëm të migrantëve dhe në spiunim. Të akuzuarit janë të kërcënuar me dënim burgimi nga 5 deri në 25 vjet. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndër të cilat edhe Amnesty International, e quajtën procesin një farsë të motivuar politikisht, që ka për qëllim të parandalohen të gjitha provat për dhënien e ndihmës së refugjatëve.

Serbia – shteti ballkanik me ndikim më të fuqishëm rus

Një sondazh i organizatës GLOBSEC, që përkrahet nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së, për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore e shpalli Serbinë për më të prekshmen në këtë drejtim, vendi merr 55 nga 100 pika të mundshme. Në Ballkan pas saj renditen Mali i Zi me 44 pika, Bullgaria me 42 pika dhe Maqedonia e Veriut me 40 pika. Me më pak influencë është Rumania me 29 pika.
Sipas sondazhit anëtarësimi në strukturat ndërkombëtare (BE dhe NATO) kontribuon për qëndrueshmërinë më të madhe të vendimeve të përbashkëta politike dhe të mbrojtjes kolektive, përderisa dallimet në cilësinë e administratës publike dhe legjislacionit kontribuojnë për prekshmërinë e shteteve përkatëse.

Qiproja kompensoi familjet për çmimin e korrentit

Qiproja do të ulë TVSh-në mbi faturat e korrentit për familjet me 10 për qind për tre muaj – nga 19 në 9 për qind, njoftoi Ministri i financave Konstantinos Petridis. Kjo është masa e tretë e kompensimit e cila qeveria aplikon për të ndihmuar familjet për shkak të çmimeve të rritura të energjisë elektrike, transmetoi korrespondentja e BNR-së Branisllava Bobanac. Aktualisht është në fuqi një zbritje nga 10 për qind të faturave për korrent për të gjithë konsumatorët për një periudhë nga 10 muaj – deri në shkurt të vitit 2022. Në fillim të nëntorit për gjysmë vit qeveria uli me 14 për qind – nga 19 në 5 për qind normat e TVSh-së për familjet nga grupet e prekshme sociale. Gjatë tetorit çmimi i energjisë elektrike në Qipro ishte me 10.1 për qind më i lartë në krahasim me të njëjtin muaji vitin e kaluar.

EBRD livron 150 milion euro për hekurudhën nga Stambolli deri në kufirin bullgar

Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (EBRD) i livron qeverisë turke një hua nga 150 milion euro për ndërtimin e një pjese 67 kilometra të hekurudhës me shpejtësi të lartë nga Stambolli deri në kufirin bullgar, njoftoi banka në sajtin e saj zyrtar. Huaja ka për qëllim të ndihmojë kalimin e Turqisë drejt ekonomisë së karbonit të ulët. 640 milion euro të tjerë për realizimin e projektit do të sigurohen nga pala turke. Hekurudha është pjesë e Rrjetit Transportues Transevropian (TEN-T) të BE-së dhe do të garantojë një transport të sigurt, të qëndrueshëm dhe me karbon të ulët për udhëtarët dhe ngarkesat drejt dhe nga BE, duke përmirësuar konektivitetin dhe tregtinë.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES dhe uab.gov.tr

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Albanologu Anton Pançev: Lufta në Ukrainë krijon pasiguri në Ballkanin Perëndimor Lufta në Ukrainë krijon pasiguri në Ballkanin Perëndimor dhe frikën se problemet ekonomike mund të çojnë në jostabilitet politik dhe trazira në vende si..

botuar më 22-04-29 2.46.MD

Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Donika Gërvallën, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, njoftoi BTA. Biseda u zhvillua në Sofje në kuadër të forumit “BE takon Ballkanin”...

botuar më 22-04-27 10.22.PD

Bullgaria dhe Shqipëria po punojnë për një marrëveshje në fushën e ekologjisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Ekologjisë Borisllav Sandov u takua me Ambasadoren e Shqipërisë Donika Hoxha. Sandov theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së është një stimul kyç për promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në..

botuar më 22-04-23 11.13.PD