Për herë të dytë në Bullgari po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Portretit (International Portrait Film Festival). Deri më 27 nëntor adhuruesit e kinemasë në qytetet Sofja, Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Varna mund të shikojnë portrete intriguese kinematografike, të cilët vijnë nga 5 kontinentet dhe mbi 25 shtete - histori biografike dokumentare, portrete të njerëzve dhe idetë e tyre, eksperiment vallëzimi, i cili gjallëron në ekranin e madh. Programi propozon 55 filma të shkurtër për një shijim të gjatë, të cilët do ta bëjnë spektatorin të ndihet në një mënyrë të jashtëzakonshme, siç është dhe motoja e festivalit. Edicioni i dytë i International Portrait Film Festival është në një partneritet përsëri me platformën ndërkombëtare të festivalit Cinenso, e cila do të jetë mikpritëse e onlinë versionit të festivalit të filmit, që fillon më 21 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 27 nëntor.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Midis 15 dhe 17 prill, disa nga artistët më të mirë të grafitit në Bullgari do të bashkojnë përpjekje dhe talent, për ta kthyer në një vepër artin nën kalesën e këmbësorëve të Stacionit Qendror të Autobusëve të Sofjes . Kjo do të ndodhë në kuadrin..
Legjenda për dragonj dhe zana. Gojëdhëna për liqene, maje malore dhe manastire. Tregime për fate të jashtëzakonshme njerëzore nga e kaluara e afërt dhe e largët, të cilat na bëjnë të shikojmë jetën sërish si një përrallë, në të cilën çdo ditë..
Edicioni i 47-të radhazi i Ekspozitës Kombëtare të Karikaturës pritej jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga kushdo që dëshiron për të buzëqeshur mbi aktualitetin. Ekspozita është një pasqyrë e arritjeve më të larta të krijuesve bullgarë që punojnë..