Për herë të dytë në Bullgari po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Portretit (International Portrait Film Festival). Deri më 27 nëntor adhuruesit e kinemasë në qytetet Sofja, Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Varna mund të shikojnë portrete intriguese kinematografike, të cilët vijnë nga 5 kontinentet dhe mbi 25 shtete - histori biografike dokumentare, portrete të njerëzve dhe idetë e tyre, eksperiment vallëzimi, i cili gjallëron në ekranin e madh. Programi propozon 55 filma të shkurtër për një shijim të gjatë, të cilët do ta bëjnë spektatorin të ndihet në një mënyrë të jashtëzakonshme, siç është dhe motoja e festivalit. Edicioni i dytë i International Portrait Film Festival është në një partneritet përsëri me platformën ndërkombëtare të festivalit Cinenso, e cila do të jetë mikpritëse e onlinë versionit të festivalit të filmit, që fillon më 21 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 27 nëntor.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sot është dita e shakasë. Ky është një shkas të lavdërohemi se në Bullgari ka një muze të veçantë kushtuar humorit dhe satirës. Ai ndodhet në qytetin e Gabrovos /Bullgari Qendrore/, dhe feston përvjetorin e tij më 1 prill. Tashmë pesë dekada,..
Më shumë se 30 vjet Bullgaria është një anëtare e plotëvlefshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (MOF). Pavarësisht nga kjo, vështirë do të gjeni një njeri të ri në ndonjë qytet, i cili t’ju udhëzojë në gjuhën franceze si të arrini deri..
Artisti duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe të parashikojë botë të reja në kaos”, këtë e ka thënë një nga kompozitorët italianë më me ndikim të shekullit të 19-të, Giuseppe Verdi. Sa më të larta janë synimet e muzikantëve dhe figurave të..