Për herë të dytë në Bullgari po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Portretit (International Portrait Film Festival). Deri më 27 nëntor adhuruesit e kinemasë në qytetet Sofja, Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Varna mund të shikojnë portrete intriguese kinematografike, të cilët vijnë nga 5 kontinentet dhe mbi 25 shtete - histori biografike dokumentare, portrete të njerëzve dhe idetë e tyre, eksperiment vallëzimi, i cili gjallëron në ekranin e madh. Programi propozon 55 filma të shkurtër për një shijim të gjatë, të cilët do ta bëjnë spektatorin të ndihet në një mënyrë të jashtëzakonshme, siç është dhe motoja e festivalit. Edicioni i dytë i International Portrait Film Festival është në një partneritet përsëri me platformën ndërkombëtare të festivalit Cinenso, e cila do të jetë mikpritëse e onlinë versionit të festivalit të filmit, që fillon më 21 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 27 nëntor.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në kohët e vorbullës së zhvillimeve, askush nuk e ka të drejtën të tërhiqet në një kullë prej qelqi dhe të shikojë nga lartësia e saj mashtruese se çfarë po ndodh me një shpirt të hequr. Debati nëse artistët dhe intelektualët duhet të qëndrojnë..
Në vitin 1962 poeti, skenaristi, aktori dhe regjisori francez Jean Cocteau dërgoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Teatrit - 27 marsit. Iniciativa për të caktuar një ditë të veçantë kushtuar një prej arteve më të lashta, të përhapura në të..
Filmi që shoqëria bullgare mezi priste quhet "Petja Petjas sime". Filmi shfaqet në kinema që nga fillimi i vitit dhe po vazhdon të tërheqë shikues jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë. Ai i kushtohet poeteshës së talentuar Petja Dubarova, e cila..