Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me Hyrjen e Nënës së Zotit në tempull festojmë Ditën e Familjes Ortodokse

“Nëse shkatërrohet familja, shtetet do të dështojnë dhe kombet do të shtrembërohen!”, Shën Serafim i Sarovit (1754 -1833)

Foto: arkiv

Më 21 nëntor, në ditën e Hyrjes së Nënës së Zotit në tempull, bullgarët ortodoks festojnë dhe Ditën e familjes së krishterë dhe të të rinjve të arsimuar. Sipas traditës kishtare familjet shkojnë në kishë, që të nderojnë bashkë hyrjen e Mërisë 3 vjeçare /nëna e ardhshme e Zotit/ në tempull. Festa u themelua nga Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1929 për t'u kujtuar prindërve detyrimet e tyre shpirtërore ndaj fëmijëve të tyre.

Pothuajse një shekull më vonë në kishat bullgare po vazhdojmë të shikojmë familje të reja, të cilat kanë ruajtur traditat shpirtërore ortodokse. Mes tyre janë dhe Sillvija dhe Asparuh Cvetanovi nga Sofja, të cilët në sajë të dashurisë së madhe ndaj Zotit mundin të rezistojnë ndaj sfidave në botën moderne:

“Mendoj se në këtë kohë të rëndë, në të cilën shumë njerëz sëmuren, vuajnë dhe vdesin, familja ortodokse ka besim vetëm tek Zoti.Besimi jep forcë, një shpirt të gëzuar në kohë të vështira dhe një mundësi për të qenë të qetë, pavarësisht se çfarë ndodh me ne. Kurse në momentet e vështira qetësinë mund të na e japë vetëm Zoti. Aty ku ka besim - aty nuk ka frikë. Çfarëdo që të jetë koha familja e krishterë i edukon gjithmonë fëmijët në të mirën, në dashuri, në devotshmëri, besim, për të ndihmuar fqinjin, të afërmit.

Marrëdhëniet në familjen e krishterë, të bazuara në dashurinë e Zotit, i edukojnë fëmijët të jenë të mirë në marrëdhëniet e tyre me njerëzit, kafshët - shton Asparuh.Kur rriten në familje të shëndetshme, ato janë më të vështirë për t'u manipuluar dhe familja e krishterë e ka këtë rol në rritjen e fëmijëve të tillë”.

Autori i letërsisë moderne ortodokse Martin Rallçevski, baba i tre fëmijëve, shënon nga ana e vet se edukimi në traditat kishtare që nga mosha më e herët fëmijërore i jep frytet e veta në një etapë më të vonë. Rrëfimi, kungimi dhe frekuentimi i kishës, si dhe bisedat me priftërinjtë ortodoksë, kanë ndikim”, thotë ai.Fëmijët mendojnë në mënyrë kritike dhe vërejnë me vëmendje të madhe të ashtuquajturat “tendenca moderne”, të cilat janë në kundërshtim me Ligjet e Zotit, nënvizon shkrimtari. Pavarësisht nga kjo, në botën materiale, kur gjithçka bazohet në krijimin e pasurisë, vlerat familjare duket se ikin dhe gjithnjë e më pak njerëz martohen: “Kjo sipas meje në 90-95% është për fajin e burrit -shënon Martin Rallçevski. Pothuajse çdo grua e cila e do burrin e vet, do të dojë që të martohet me të. Këto janë frikët e mashkullit të sotëm të dobët, me komplekse, i cili dyshon në aftësitë e veta si burrë. Në bazë të këtij shkaku bashkëjetesa është pa bekim, kurse kjo është në kundërshtim të besimit tonë dhe të urdhrave të Zotit. Familja e Krishterë fillimisht duhet të shkelë në martesë, pas kësaj lindin fëmijët dhe që aty fillon ndërtimi”.

Vite të tëra me radhë në Bullgari lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Sipas Martin Rallçevskit, shkaqet për këtë janë më tepër jetike:

“Tani njerëzit nuk duan vetëm që të japin jetë, siç ka qenë breza të tëra mbrapa, kur i kanë konsideruar fëmijët si një bekim të madh, por mundohen që t’i kënaqin materialisht. Kështu ata u nënshtrohen frikësimeve të veta. Këtë temë e kam prekur jo një herë me bashkëshorten time, sepse dhe unë vet kam qenë në një dilemë të ngjashme, por bashkëshortja ime këmbëngulte.

Pikërisht ky është besimi tek Zoti - të mos të kemi frikë nga dita e ardhshme, por t'ia besojmë Atij."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD