Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: Radev është presidenti me të cilin do të vazhdojë ndryshimi

| rinovuar më 21-11-21 9.35.MD
Kirill Petkov
Foto: BGNES

"Rumen Radev është zgjedhja e drejtë për Bullgarinë. Ai është presidenti me të cilin do të vazhdojë ndryshimi." Këtë e deklaroi Kirill Petkov – lider i projektit politik “Po e vazhdojmë ndryshimin”, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari më 14 nëntor 2021.

Më herët gjatë ditës së sotme, kur ushtroi të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale, Petkov theksoi se Bullgaria është një anëtare aktive dhe e fortë e BE-së, me orientim ndaj NATO-s, njoftoi gazetarja Natalija Gançovska.

"Ne jemi gati të punojmë me këtë president," tha Petkov në një brifing pas ditës së zgjedhjeve. "Javën e ardhshme do të fillojmë të punojmë mbi formimin e një plani të qartë dhe të saktë se si ta bëjmë Bullgarinë një vend shumë më të mirë për të jetuar në 4 vitet e ardhshme," tha Asen Vasilev, bashkëthemelues i “Po e vazhdojmë Ndryshimin”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD